Në një intervistë për Zërin e Amerikës, presidentja e zgjedhur e Shoqatës për Studime Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, doktore Ines Murzaku, flet mbi vizionin e saj në krye të organizatës. Zonja Murzaku, e cila e nis zyrtarisht detyrën e saj në janar të vitit 2023, thotë se do të përqendrohet në ndërtimin e urave të bashkëpunimit shkencor-akademik, me qendrat studimore shkencore, që merren me Shqipërinë dhe shqiptarët, kudo që ata jetojnë.
“Shoqata ka një histori këtu në SHBA, ajo është nën ombrellën e një shoqate akoma më të madhe e cila është themeluar në vitin 1943. Shoqatë për studime Sllave, të Evropës juglindore dhe Euroaziatike. Ne jemi pjesë e kësaj organizate të madhe dhe vizioni im është të mbajmë marrëdhëniet me këtë organizate por nga ana tjetër edhe të thellojmë më shumë programet që ne duam të ofrojmë çdo vit edhe gjithashtu edhe marrëdhëniet e shqiptarëve me qendrën studimore për shqipërinë që ekziston në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi kudo në Diasporën Shqiptare, në katundet arbëresh që kanë një histori shumë interesante. Por shoqata është sigurisht këtu në SHBA.
Vizioni im kryesor për këtë shoqatë është lidhja e marrëdhënieve, ndërtimi I urave të bashkëpunimit shkencor akademik me qendrat studimore, shkencore me studiues që merren me Shqipërinë këtu në Amerikë por edhe në të gjithë botën” tha ajo.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.