Jehonë të jashtëzakonshme ka patur edhe në Greqi vizita e sotme e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në Himarë, Livadhia dhe Derviçan, e konsideruar si historike, një ditë e shumëpritur për 31 vite me radhë.
Në të gjitha mediat, televizive, radio, gazeta, vizita e Mitsotakis është trajtuar në kohë live e detajuar, ka qenë temë kryesore e ditës, ndërsa rëndësi të veçantë i janë dhënë deklaratave optimiste për zgjidhjen e çështjes detare dhe të përcaktimit të zonës ekskluzive ekonomike, ku kryeministri grek ka deklaruar se kjo është mënyra e vetme për zgjidhjen e çështjeve të tilla nga vende të civilizuara, respektimi dhe adresimi në të Drejtën Ndërkombëtare.
Gjithashtu, jehonë mediatike kanë mesazhet e Mitsotakis drejtuar homogjenëve grekë të Shqipërisë, këmbënguljes në fjalën e tij për domosdoshmërinë së respektimit të të gjitha të drejtave të minoritetit etnik grek në Shqipëri, por edhe të mbështetjes së plotë të Greqisë dhe garantimit personal të vetë Mitsotakis nga ana e tij për rrugën e vetme, siç është shprehur kryeministri grek, drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe plotësimin e kritereve të domosdoshme.
Vizita e bujshme është përqafuar nga të gjitha mediat edhe ato të ideologjisë së majtë, ndërkohë që mikpritja tepër e ngrohtë nga minoritarët është konsideruar si një ogur i mirë për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm nga faktorë e mbështetës të partisë qeverisëse “Demokracia e Re”.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.