Anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës takim me kryeparlamentaren

E premte, 20 Nëntor, 2026

Kryetari i Këshillit Koordinues të Diasporës, Mark Gjonaj, anëtarët Lazim Destani (Gjermani), Anila Hyka (Francë), Rosario Petta (Itali), Brikena Muharremi (Britani e Madhe) dhe Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare e Diasporës znj. Sonila Hysi zhvilluan sot një takim me Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Gjonaj dhe anëtarët e Këshillit e informuan Nikollën mbi punën për koordinimin e veprimtarisë së komuniteteve të emigrantëve shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe viset e tjera shqiptare si edhe bashkëpunimin e tyre me shtetin amë.

Për sa i përket bashkëpunimit me Qeverinë dhe institucionet shqiptare, Gjonaj dhe anëtarët e Këshillit vunë në dukje bashkëpunimin në fushën e ekonomike, tërheqjen e investimeve nga diaspora, bashkëpunimin në fushën e arsimit e shkencës si edhe realizimin e të drejtës së votës së diasporës nga vendet ku jetojnë.

Kryeparlamentarja Nikolla vlerësoi kontributin e Këshillit Koordinues të Diasporës në bashkëpunim me Shqipërinë, si edhe kontributin e diasporës si një faktor dhe burim për zhvillimin e vendit.

Kapitalet financiare, sociale dhe humane të diasporës shqiptare, të hershme dhe të re, janë një burim i rëndësishëm për zhvillimin e Shqipërisë. Diaspora përbën një pjesë vitale të shoqërive në vendet pritëse, me kontribute të njohura e të vlerësuara në zhvillimin ekonomik, sistemet e mirëqenies dhe shkencën e kulturën në këto vende.

Për sa i përket çështjes së të drejtës së votës së diasporës, kryetarja Nikolla vuri në dukje se Kuvendi pret zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të ndërmarrë hapat e nevojshëm ligjorë për garantimin e kësaj të drejte.

Njëkohësisht Nikolla ftoi dhe siguroi anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës për bashkëpunim të ngushtë me Kuvendin dhe institucionet, jo vetëm për legjislacionin për votën, por edhe për aspekte të tjera të zhvillimit të vendit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.