Në kuadër të 20 vjetorit të themelimit të tij dhe të Ditës Ndërkombëtare të Emigrantit, Forumi Grek i Emigrantëve organizon Festivalin Multikulturor, me pjesëmarrjen e gjerë të shumë komuniteteve emigrante në Greqi.
Komuniteti shqiptar në Greqi do të paraqitet të shtunën 17 Dhjetor 2022, me një program artistik me këngë e valle tradicionale nga të gjitha trevat tona.
Në ambjentet e festivalit, do të gjeni edhe tryezën e Lidhjes së Gruas Shqiptare në Greqi të mbushur me pune dore e produkte tipike shqiptare të paketuara.
“Tingujt e hareshëm të programit tonë, do të jehojnë për të gjithë të pranishmit shoqëruar nga kostumet tona popullore tradicionale, atmosfere te cilën nuk duhet ta humbasë askush” thuhet në njoftimin e Lidhjes së Gruas Shqiptare në Greqi.



