Zvicra miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Shqipërinë

E enjte, 19 Nëntor, 2026

arlamenti zviceran miratoi sot me 129 vota pro marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Shqipërinë, e cila u firmos në Tiranë më 18 shkurt të këtij viti.

Lajmin e bëri të ditur sot Kryeministri Edi Rama, i cili falënderoi qeverinë zvicerane, parlamentarët zviceranë dhe ekipet teknike të përbashkëta, të cilat punuan pa u lodhur për këtë marrëveshje të shumëpritur për shqiptarët që punojnë e kontribuojnë në Zvicrën mike”.

Po ashtu, Rama informoi se Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni i premtoi pardje në Tiranë, se shumë shpejt do të votohet në parlamentin italian edhe marrëveshja e shumëpritur me Italinë.

Marrëveshja e miratuar sot i mundëson qytetarëve që të marrin pensione edhe kur jetojnë jashtë vendit, ndërsa të dy qeveritë do të kenë një bashkëpunim më të mirë në parandalimin e mashtrimeve dhe abuzimeve me sigurimet shoqërore.

Ajo gjithashtu lehtëson lëvizshmërinë e qytetarëve zviceranë dhe shqiptarë dhe i mbron ata nga kontributet e dyfishta të sigurimeve shoqërore.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.