Gjon’s Tears flet për diskriminimin për prejardhjen

E hënë, 7 Korrik, 2025

Gjon Muharremaj, i njohur me emrin e artit Gjon’s Tears, ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka folur për racizmin. Artisti jeton prej vitesh në Zvicër ku dhe po korr sukses të jashtëzakonshëm. Ai përfaqësoi Zvicrën në Eurovisionin e vitit 2021 ku arriti të renditej në vendin e tretë.

Artisti tregoi se si u ndie në fillim kur shkoi të jetonte në Zvicër. “Të jesh shqiptar në Zvicër, isha pak i frikësuar. Këtu janë pak racist. Njerëzit këtu thoshin, ‘shqiptari është ai që vjedh’… Identiteti yt ka vlerë vetëm kur ti i jep vlerë. Unë kuptova që jam një puzzle. Kuptova gjithë këto kultura të ndryshme.

Në atë moment doja të dija shumë e më shumë për Shqipërinë dhe Kosovën. Jam me fat që e kam këtë multikulturalizëm”, tha ai.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.