Ujëvara e Niagarës, u ndriçua mbrëmjen e 28 nëntorit për të tretin vit radhazi me ngjyrat e flamurit tonë kombëtar.
Ambasadori i Shqipërisë në Kanada, Ermal Muça, ka ndarë në rrjetet sndau pamjet spektakolare të Ujëvarës së Niagarës veshur kuqezi, për nder të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
“Në këtë 110-vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë, Ujëvara e Niagarës në Kanada u ndriçua kuq e zi, për të tretin vit radhazi, për nder të ditës së flamurit. Gëzuar Pavarësinë Shqipëri”, u shpreh Muça në një postim në rrjetet sociale.
Ky është viti i tretë që Ujëvara e Niagarës në Kanada ndriçohet kuqezi në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Nëntori është shpallur muaji i Muaji i Trashëgimisë Shqiptare në Ontario me 5 Dhjetor 2016 dhe është një muaj i mbushur me aktivitete në komunitetin shqiptar në Ontario.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.