Komuniteti shqiptar në Australi ka qenë ndër të parët që ka nisur kremtimet e 110 vjetorit të pavarësisë ditën e sotme. Në orët e para të mëngjesit flamuri është ngritur nga Përfaqësuesi diplomatik i Republikës së Shqipërisë në Australi Z. Adrian Mara ndërsa himni kombëtar u interpretua nga Ana Tafani, soprano e njohur shqiptare në Australi. Shoqata e Komunitetit Shqiptar ne Australi ka organizuar aktivitetin për të kremtuar 110-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.




