Sot shqiptarët në Shqipëri, troje e mbarë botën festojnë ditën e Flamurit.
Sot Shqipëria feston 110 -vjetorin e shpalljes së Pavarësisë dhe nisjen e rrugëtimit si një shtet më vete, i shkëputur nga Perandoria Osmane.
Kjo datë është e veçantë për mbarë kombin pasi shënon dy ngjarje historike: shpalljen e pavarësisë më 28 nëntor 1912 dhe çlirimin e Krujës nga Skënderbeu më 28 nëntor 1443.
Shpallja e Pavarësisë më 28 Nëntor 1912 nga Ismail Qemali u deklarua në Kuvendin e Vlorës ku morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare në Ballkan. Menjëherë pas saj, Asambleja formoi qeverinë e parë të pavarur, të kryesuar nga Ismail Qemali, si dhe Këshillin e të Urtëve të njohur ndryshe edhe si Pleqësia.
Njohja ndërkombëtare e pavarësisë së Shqipërisë dhe përcaktimi i kufijve shtetërorë të saj u bë në përfundim të Luftës Ballkanike, në Konferencën e Londrës, gjatë së cilës, për fat të keq, u kënaqën shumë nga synimet copëtuese dhe aneksuese ndaj trevave shqiptare të fqinjëve sllavo-grekë.
Gjithsesi, njohja e Shqipërisë si shtet i pavarur e sovran nga ana e Fuqive të Mëdha dhe dora-dorës, edhe nga shtete të tjerë, ishte një akt me rëndësi jetike për popullin dhe kombin shqiptar. Kjo ngjarje shënoi menjëherë një linjë demarkacioni në historinë shqiptare. Ajo ishte fryt i emancipimit të shqiptarëve si komb dhe i përpjekjeve të pareshtura të tyre për të qëndruar të lidhur me familjen europiane të kombeve të emancipuar.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.