Në Selanik hapet këndi arkivor për komunitetin shqiptar

E martë, 17 Nëntor, 2026

Data 19 nëntor 2022, tashmë hyn në histori si ditë e hapjes së Këndit Arkivor të Selanikut.
Fal bashkëpunimit midis Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, të kryesuar nga Drejtori i Përgjithshem z. Ardit Bido dhe bashkëpunëtorët e tij Myrteza Sharra dhe Ergys Zaloshnja, edhe Komunitetit Shqiptar të Selanikut të kryesuar nga Dr. Luan Zyka, në prani të dhjetra anëtarëve të KSHS, të studjuesve shqiptarë e greke, të përfaqsuesve të Konsullatës së Përgjithshme të RSH në Selanik, Adelina Zhegu dhe Iliada Paci, në ambientet e KSHS në Selanik u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit midis DPA dhe KSHS për hapjen dhe funksionimin e Këndit Arkivor të Selanikut.
Marëveshja u nënshkrua nga drejtuesit përkatës të të dy palëve, z. Ardit Bido dhe z. Luan Zyka.
Në fjalën e tij përshëndetëse Ardit Bido falenderoi KSHS për ofrimin e ambienteve të tij dhe të specialistëve të Komunitetit në hapjen dhe funksionimin e Këndit Arkivor të Selanikut. Ai theksoi se politika e hapjes së Këndeve Arkivore e mbështetur në praktikat më moderne që ofron teknologjia do të vazhdojë në gjithë vendet ku ka shqiptarë dhe të interesuar për shfrytëzimin e thesarit arkivor shqiptar.
Kryetari i KSHS, Luan Zyka , falenderoi DPA për besimin e treguar ndaj aftësive të Komunitetit Shqiptar të Selanikut, të treguar këto në shumë raste, nisma dhe çështje të ndëmarra dhe të realizuara me sukses dhe me jehonë në Greqi, Shqipëri e më gjerë.
Me hapjen e Këndit Arkivor, Komuniteti Shqiptar i Selanikut dëshmon edhe një herë se përfaqson interesat e gjera të shqiptarëve në Selanik në shërbim të tyre, në faktorizimin dhe vlersimin e dinjitetit të tyre.
Nga Prishtina përshendeti anëtari i nderit i KSHS, z. Mehmet Prishtina.
Përshëndetën gjithashtu znj. Adelina Zhegu, Dr. Rafail Lipi etj.
Për kontributin e tij në modernizimin e DPA, z. Ardit Biod iu dhurua medaljoni i KSHS.
Bisedat miqësore dhe frytëdhënëse vazhduan në darkën e shtruar për nder të miqve nga KSHS në një nga tavernat tradicionale të Selanikut.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.