Pas 84 vjetësh në Austri trupi i gjuhëtarit Gjergj Pekmezi do të prehet në atdhe

E martë, 17 Nëntor, 2026

Pas një bashkëpunimi relativisht të gjatë midis Ambasadës së Shqipërisë në Vienë dhe personalisht të Ambasadorit Roland Bimo me bashkinë e qytetit, më në fund eshtrat e gjuhëtarit, etnologut, profesorit, bibliografit, diplomatit dhe përkthyesit Gjergj Pekmezi do të prehen në vendlindjen e tij në Pogradec.
Ndërsa homazhet do të kryhen në mjediset e Akademisë së Shkencave më 19 nëntor 2022, ora 10.0-12.00.
Përveç ambasadorit Bimo, për realizimin e këtij qëllimi kanë bashkëpunuar edhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe bashkia e qytetit të Pogradecit.
Një ceremoni nderimi për përcjelljen e fundme do të mbahet në mjediset e Akademisë së Shkencave, më 19 nëntor 2022, ora 10.00-12.00.
Personaliteti i Gjergj Pekmezit është i shumanshëm për kontributet e tij. Emrin e tij (“Prof. dr. Gjergj Pekmezi”) e mban katedra e albanologjisë në Vienë, ku mbajti ligjëratat e shqipes.
I formuar në Beograd e më pas në Universitetin Oriental të Vienës, Gjergj Pekmezi kontribuoi pranë Komisionit Ndërkombëtar të Kufijve dhe punoi si përkthyes pranë këtij komisioni. Më 1914 u emërua përkthyes i misionit austro-hungarez në Durrës.
Me pushtimin austro-hungarez, Pekmezi u emërua kryetar i Komisisë Letrare të Shkodrës, ku bashkëpunoi me albanologët Maximilian Lambertz e Theodor Ippen. Dha dorëheqjen ng Komisia sepse dokumenti themelor i saj “Parimet e rregullat mbi orthografinë e gjuhës shqipe të shkrueme” u miratuan në mungesë të tij. Në vitet 1920-1924 e 1926-1928 kreu detyrën e konsullit të përgjithshëm i Shqipërisë në Austrisë. Prej vitit 1928 deri sa u nda nga jeta (1938) ishte profesor në Universitetin e Vjenës.

Scan2Net Scanner Output

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.