Kalabri/ Në Shën Mitër Koronë u promovua “Arbreshët fotosintezë e shpirtit tim”

E martë, 1 Korrik, 2025

Mbrëmë në Qendrën Kulturore “Girolamo De Rada” në Shën Mitër Koronë ( San Demetrio Corone) u përurua libri im “Arbreshët fotosintezë e shpirtit tim”, ku morën pjesë edhe Kryetari i Bashkisë Dr. Ernesto Madeo, zv/këshilltar i Kulturës avv. Emanuele D’Amico dhe referuesit Damiano Guagliardi, presidentit i F.A.A., dhe skulptorit Hevzi Nuhiu, ndërsa që evenimentin e moderoi profesori dhe publicisti Gennaro De Cicco, meqë rast i falënderoj që të gjithë për organizimin e shkëlqyeshëm që solli shumë emocione.
Mbrëmë në njërin nga ngulimet më të rëndësishme arbëreshe , ku veproi një nga institucionet e rëndësishme kulturore e arsimore, siç ishte kolegji i famshëm Shën Adriani ku ligjëroi De Rada, u mbajt ky promovim libri, ku merrnin pjesë personalitete të shquara dhe dashamirë të librit nga anë të ndryshme të Kalabrisë, ndërsa që grupi ynë nga Zvicra e Austria përbëhej nga 6 veta, meqë rast vizituam edhe afro 10 lokalitete arbëreshe si dhe për herë të parë edhe katedrën e Albanologjisë që vepron në kuadër të Universitetit të Kozencës, e që drejtohet nga profesor doktor Francesko Altimari.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.