Presidenti Begaj: Diaspora duhet mbështetur me politika e programe të posaçme.

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kreu i shtetit i pranishem në konferencën pë 50 vjetorin e kongresit të Drejtshkrimit ndër te tjera u ndal edhe te roli që vendi i origjinës ka dhe duhet të luaj në raport me Diasporën.

“Nga pikëpamja demografike, ne shqiptarët nuk e kemi luksin të tregohemi të pavëmendshëm në nxitjen e varianteve, që zhvillohen në mënyrë të pavarur, a me numër më të tkurrur folësish. Por nuk kemi arsye përse të pranojmë ngurtësimin e shqipes. Ngurtësimi nuk e ndihmon zhvillimin dhe jetëgjatësinë e saj. Zhvillimi teknologjik, globalizimi dhe hapja ndaj kulturave dhe gjuhëve të tjera, komunikimi dhe ndërveprimi njerëzor, kanë marrë zhvillim si asnjëherë më parë, si në botën fizike dhe atë virtuale. Konteksti historik, politiko-social, gjuhësor e letrar, në 50 vitet e fundit, ka përjetuar ndryshime të qenësishme në mbarë hapësirën shqiptare. Në një botë, ku kulturat e mëdha po ngushtojnë gjithnjë e më shumë hapësirat për kombe e kultura të vogla, nevoja për pasurimin e gjuhës dhe mbrojtjen e saj nga huazimet e panevojshme është e madhe”.

Begaj theksoi se lëndës së gjuhës dhe letërsisë shqipe duhet t’i jepet përparësi në shkolla, në mënyrë që brezi i ri, jo vetëm të marrë njohuri të thella të gjuhës amtare, por të edukohet me krenari për gjuhën dhe kulturën, së cilës i përket.

“Veçanërisht diaspora duhet mbështetur me politika e programe të posaçme. Edhe pse larg atdheut të të parëve, brezat e rinj duhet të rriten me vetëdijen se i përkasin të njëjtës botë shqiptare. Sa më të gjerë kufijtë e gjuhës, aq më të gjerë dimensionet e mendimit dhe shprehjes së një njeriu dhe të kombit. Shqipja është bota jonë – një botë që pret ta eksplorojmë dhe pasurojmë bashkërisht, deri në kufijtë e skajshëm të saj. “Një komb një gjuhë”.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.