50 vjetori i kongresit të Drejtshkrimit/ Presidenti Begaj: Një komb, një gjuhë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Presidenti i vendit, Bajram Begaj, në fjalën e tij përshëndetëse në konferencën e 50-vjetorit të  Kongresit të drejtshkrimit e ka cilësuar gjuhën shqipe si shpirtin dhe identitetin tonë kombëtar dhe një amanet të të parëve.

“50-vjet më parë, Kongresi i Drejtshkrimit (1972), një ngjarje kulmore kjo në historinë tonë kombëtare, vendosi për platformën e gjuhës së njësuar shqipe. Ky kongres ishte pjesë e një rrugëtimi plot sfida të kombit tonë prej Kongresit të Manastirit (1908), i cili hodhi themelet për unifikimin e alfabetit, duke mënjanuar alfabetet e tjera, Kongresit të Elbasanit (1909), që shtroi rrugën e zbatimit të vendimeve të Kongresit të Manastirit me hapjen e Shkollës Normale të Elbasanit (1909) për arsimim të gjerë publik, si dhe vendimeve historike të Komisisë Letrare të Shkodrës, e cila për herë të parë hodhi hapa të rëndësishëm drejt një politike gjuhësore unifikuese në shërbim të gjuhës së njësuar, si kërkesë që përligjte dhe e bënte funksional unitetin politik të kombit” tha ai. 

Sipas Presidentit, nevoja për të realizuar një gjuhë standarde ka qenë po aq organike sa edhe nevoja për ngritjen e shtetit dhe të arsimimit kombëtar.

“Kongresi i Drejtshkrimit mbetet një prej atyre zhvillimeve në të cilën aspekti kombëtar fitoi mbi atë ideologjik, një zhvillim i rëndësishëm për rrugëtimin e gjuhës shqipe moderne dhe unifikimin e saj në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal të Zi e diasporë. Prandaj firmëtarëve të këtij kongresi u takon mirënjohje historike. Gjuha e njësuar shqipe është testamenti i pesë shekujve histori shkrimi të shqipes, i zhvillimit intelektual mbarëshqiptar, i pjekurisë shkencore e atdhetare të botës sonë. Kujdesi për zhvillimin, përparimin, mbrojtjen e fisnikërimin e gjuhës letrare të njësuar është një detyrim kushtetues për ne, për studiuesit e institucioneve shkencore; është një çështje dinjiteti e përgjegjësie kombëtare për të gjithë folësit e saj, kudo që jetojnë.

Presidenti shtoi se standardizimi ndihmon në forcimin e identitetit të përbashkët gjuhësor e kombëtar, në një hapësirë gjithnjë e më të madhe folësish”, tha ndër të tjera presidenti.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.