Asambleja e Përgjithshme e Bashkisë së Qytetit të Egerit, në Hungari ka aprovuar unanimisht vendosjen e bustit të heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në këtë qytet, Busti do të vendoset në sheshin që do të mbajë të njëjtin emër.
“Së bashku me Konsullin e Nderit të Republikës së Shqipërisë në Hungari z.Avni Hafuzi, zhvilluam një takim në Bashkinë e Egerit. Përveç falenderimeve për realizimin e këtij projekti në 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Hungarisë , ndërtuam edhe agjendën e aktiviteve dhe bashkëpunimeve të tjera, të cilat do të realizohen së shpejti”, thuhet në njoftimin e Ambasadës shqiptare në Hungari
Busti i heroit tonë kombëtar, i njëjtë me atë të vendosur në parkun e Qytetit të Budapestit, është dhuratë e Konsullit të Nderit z. Avni Hafuzi.