Gazeta “Dašamiri”, një studim me vlerë për historinë e alfabetimit të shqipes

E martë, 30 Prill, 2024

Studimi me titull:Gazeta “Dašamiri”- “Dašamiri i Ri” 1907-1908, këndvështrime socio-politike dhe kulturore i dr. Shpend Avdiut, është ndër të paktët e këtij lloji në historiografinë shqiptare, por edhe përgjithësisht në studimet albanologjike te ne.

Që në hyrje të këtij recensioni duhet thënë që, dr. Shpend Avdiu, nërmjet kërkimeve e studimeve në fushë të historisëka sjellë kontribut  të vyeshëm për albanologjinë. 

Rëndom, studiuesit në punën e tyre kufizohen në një fushë të ngushtë hulumtimi e analize, por kjo nuk mund të thuhet për historianin dr. Shpend Avdiun, sepse trajtimet e tij shkencore (veçanërisht ky që e kemi në dorë tani) janë shumëplanëshe për nga qasja studimore dhe ndërlëndore për nga materia studimore që trajtojnë. Në të parën, pra nё fushën e historisë, ai ka ndërmarrë studime me shumë vlerëkurse edhe në “zejet” e tjera albanologjike (gjuhësi, etnologji, e ndonjë tjetër) ka dëshmuar seriozitet dhe pjekuri shkencore.

Studimi me titull: Gazeta “Dašamiri”- “Dašamiri i Ri” 1907-1908, këndvështrime socio-politike dhe kulturore” i autorit dr. Shpend Avdiu, përveç parathënies dhe hyrjes, është konceptuar mbi bazën e tetë pjesëve, ku në secilën nga to trajtohen çështje dhe aspekte të veçanta.

Në pjesën e parë të këtij libri (f.15-22), duke vënë në spikamë artikujt e botuar në gazetën Dašamiri, autori ka analizuar shkrimet që ofrojnë të dhëna për popullsinë e Vilajetit të Shkodrës, Manastirit, Janinëse në veçanti për popullsisë shqiptare të Vilajetit të Kosovës në fillim të shekullit XX. Kjo pjesë e studimit shquhet për shumëdimensionalitetin e trajtimit dhe argumentet shkencore që sjell.

Në pjesën e dytë të librit (f. 23-33) të emërtuar Këndvështrimi i gazetë“Dašamiri” për vendet ballkanike dhe Perandorinë Osmaneautori ka shqyrtuar dhe analizuar rrethanat politike dhe ekonomike në vendet ballkanike dhe në Perandorinë Osmane si dhe paralajmërimet që bëheshin në gazetën “Dašamiri” përrezikun e copëtimit të trevave shqiptare, veçanërisht  Kosovës.

Në këtë pjesë të studimit, në mënyrë telegrafike, autori ka nënvizuar skenarët dhe pretendimet e vendeve përreth për pushtimin e trevave shqiptare.

Në pjesën e tretë të studimit (f.35-39) të titulluar“Mbreti i shqiptarëve” sipas gazetës “Dašamiri, duke analizuar artikujt e botuar, autori kujdesshëm ka vënë re se si thureshin elozhe sulltanit dhe valiut të Shkodrëpëdashurinë” e tyre për shqiptarët dhe në veçanti për Shkodrën.

Përgjatë faqeve 41-47 shtrihet pjesa e katërt e studimit. Këtu, duke analizuar dhe duke vënë në pah artikujt e gazetës “Dašamiri”, autori i kësaj analize shkencore, ka shpërfaqur interesat dhe qëllimet e Italisë dhe Austro-Hungarisë në raport me shqiptarët. Nga materiali i ofruar, vihet re se Italia dhe Austro-Hungaria ishin pajtuar për ruajtjen e status-quo-s në Shqipëri. Së këndejmi, dr.Avdiu shton se “Italia si njëra nga Fuqitë e Mëdha, vazhdimisht përpiqej për përhapjen e gjuhës dhe ngritjen e shkollave italiane në Shqipëri. Po ashtu, ajo kishte shumë posta në Shqipëri dhe për një kohë kishte shtrirë edhe rrjetin e saj të filatelisë.

Pjesa që ka të bëjë me shkollat dhe arsimimin shqip (f.49-53) përbën pjesën e pestë të këtij libri. Në kuadër të kësaj tërësie, me anë referencash të zgjedhura, autori dëshmon se si shkruante gazeta “Dašamiri” për shkollën si institucion, e, në veçanti për shkollimin fillor, pasi shumica e popullsisë shqiptare ndiqte vetëarsimin fillor, kurse nivelet e tjera të shkollimit i ndiqnin vetëm shtresa e pasur. Tutje, autori sjell të dhëna me interes për sa u përket krahasimeve që u bëheshin shkollave shqipe me ato të huaja si dhe vlerësimet e mësuesve shqiptarë.

Në pjesën e gjashtë të këtij libri (f.55-69) zë vend tematika Alfabeti dhe botimet në gjuhën shqipeMarrë parasysh historinë e shkrimit shqip, konsideroj se materiali i paraqitur në formë analize në këtë pjesë të studimit është i një rëndësie të veçantë, dhe, do të thoja se përbën interesimin tim kryesor për trajtim në këtë recension.

Sikundër dihet, mungesa shekullore e një alfabeti të përbashkët për të gjithë shqiptarët pa dallim, solli probleme në shumë rrafshe. Mosalfabetimi i shqipes dhe mosditurimi i shqiptarëve në gjuhën e tyre amtare, bëri që shqiptarët, ndonëse ndër popujt më të lashtë të kontinentit evropian, për shekuj më radhë kishin mbetur ndër më të pazhvilluaritnë aspektin kulturor e arsimorPrandaj, duke marrëparasysh këtë gjendje, autori Avdiu, më të drejtë ka theksuar se caktimi i një alfabeti të përbashkët për gjuhën shqipe përbënte një çështje me peshë të veçantë. Sëkëndejmi, ai flet për këtë rrugëtim dhe nënvizon se hartimi i alfabetit të Stambollit në vitin 1879, i cili nga një pjesë e shqiptarëve shihej si një alfabet kombëtar, gjeti përhapje tëgjerë në botime të ndryshme në Shqipërinë e Jugut e tëMesme, në kolonitë shqiptare në Bullgari dhe Rumani…”.  

Kur jemi te ky proces, studiuesi Fadil Raka thekson se për Alfabetin e shoqërisë së Stambollit u punua shumë nga Konstandin Kristoforidhi, Pashko Vasa, Jani Vreto, Hasan Tahsini, Ismail Qemali etj., të cilët bënë përpjekje tëmëdha për të hartuar një alfabet të përbashkët për të gjithëshqiptarët (këta synonin një alfabet të shqipes mbi bazën e alfabetit latin-s.g.), sepse me numrin e madh të alfabeteve ekzistuese nuk mund të përhapeshin idete e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Sipas studiuesit Rakaktiviteti i pjesëtarëve të shoqërisë së Stambollit zgjati më tepër se dhjetë vjet dhe nuk dha mënjëherë rezultate të dëshiruara, sepse në mes vetë përfaqësuesve të kësaj shoqërie pati mendime të ndryshme dhe në këtë çështje qenë përzier edhe qarqet e Prandorisë Osmane, të cilat qëllimisht e penguan këtë aktivitet për alfabetimin e shqipes.

Më tej studimin: Gazeta “Dašamiri”- “Dašamiri i Ri” 1907-1908, këndvështrime socio-politike dhe kulturore,autori ka vënë në pah edhe sfidat e procesit të alfabetimit,sepse Alfabeti i Shoqërisë së Stambollit nuk gjeti mbështetjen e duhur në trevat veriore të Shqipërisë. Ai veçon faktet se si “në Shkodër, priftërinjë katolikëpërdornin alfabetin e shkrimtarëve të vjetër; se si në Shkodër u krijuan shoqëritë gjuhësore-letrare që kishin alfabetet e tyre të veçanta siç ishin: Shoqëria “Bashkimi (Preng Doçi, 1899) dhe Shoqëria “Agimi” (Ndre Mjeda,1901). Burimet historike dëshmojnë se ndërmjet këtyre dy shoqërive kishte mospajtime të theksuara për arsye të pikëpamje të ndryshme që kishin për alfabetin e shqipes.

Në studimin e përmendur janë dhënë edhe mendimet e autorëve të ndryshëm për sa i përket mbështetjes dhe përhapjes që pati qoftë njëri apo alfabeti tjetër. Sëkëndejmi, spikasin mendimet e Mahir Domit, Skënder Rizajt, Fadil Rakës e Tomor Osmanit.

Autori i librit, në analizën e tij, ka konstatuar se nëkëtë periudhë ndërmjet shoqërive kulturore dhe faktorëve të tjerë shqiptarë zhvilloheshin diskutime, me ç’rast kishte këndvështrime të ndryshme se cilin alfabet duhet të përdornin shqiptarët. Kështu, ai vëren se gazeta “Dašamiri” me ngulm e promovonte alfabetin e “Agimit”, të cilin e vlerësonte si rrugën e vetme për të bashkuar toskët e gegët, por kjo gazetë e promovonte edhe alfabetin e Shoqërisë sëStambollit, të cilin e shihte si mjaft të përshatshëm për shkrimin dhe lëvrimin e gjuhës shqipe.

Nga të dhënat që ka ofruar historiani Avdiu, kuptohet se gazeta “Dašamiri” raportonte se, në mënyra tëndryshme, punohej kundër imzot Ndre Mjedës, i cili ishte prijës i shoqërisë “Agimi”, duke i shkaktuar kështu ngatërresa të ndryshme dhe duke trilluar kundër tij si nëmasat popullore të krishtera të Shkodrës, ashtu edhe nëmesin e pritërinjve të këtij qyteti. Arsyeja qe e qartëpra, ishte çështja e alfabetit. Në vazhdë të kësaj që u tha, prof. Fadil Raka, më të drej thekson se “lufta për formimin e një alfabeti të përbashkët për shkrimin e shqipes letrare qe shumë e gjatë dhe e vështirë. Kjo luftë nuk qe më karakter filologjik, por qe e gërshëtuar me rrethanat kulturore e politike të kohës dhe, sidomos në decenien e fundit të shekullit të kaluar, mori një karakter të mbrehtë politik. Aktivitetet e zhvilluara për formimin e alfabetit të gjuhës letrare shqipe gradualisht u shndërruan në një luftë të ashpër për përhapjen e gjuhës letrare shqipe dhe për çlirimin kombëtar nga sundimi osman”.

Në pjesën e shtatë (f.71-73) të këtij libri janë trajtuarInfrastruktura dhe tregtia në Vilajetin e Kosovës dhe nëVilajetin e Shkodrës, ndërkaq në pjesën e tetë (f.75-86), janë analizuar zhvillimet sociale në këndvështrimin e gazetës “Dašamiri”. Në të dy këto pjesë të librit, autori kaofruar të dhëna shkencore të qëndrueshme, prandaj me sukses ka arritur t’i argumentojë gjetjet e tij.

Strukturalisht, libri vijon me pjesën e përfundimeve(f.87-88). Ndërkaq, artikujt e gazetës “Dašamiri”, kanëzënë vënd përgjatë faqeve 93-100 të këtij libri. Burimet dhe literatura janë dhënë në faqet 101-105, kurse në pjesën përfundimtare të librit (f.107-160), është vendosur një shtojcë me të gjithë numrat e botuar të gazetës “Dašamiri”.

Nga sa u shprehëm më lart, me plot bindjen mund të pohojmë se botimi i këtij studimi është i një rëndësie të veçantë, si për shumëdimensionalitetin e temave dhe problemeve që trajton, ashtu edhe për përkushtim dhe seriozitetin që autori ka treguar gjatë punës së tij. Prandaj, duke qenë kështu, botimi i këtij libri është lajm i mirë për gjithë albanologjinë.         

Nga Prof. ass. dr. Sejdi GASHI                                                         