Greqi/ Ornel Mingo, djali nga Bletasi kampion i shijes në Melissia

E martë, 1 Korrik, 2025

E solli rastësia apo fati, por kampioni i shijes në Melissia (Μελίσσια-Bletë) është një djalë nga Bletasi i Pogradecit dhe quhet Ornel Mingo, shkurt Oli.

Në një ditë jave restoranti i tij mirëpret afërsisht 200-300 klientë, të cilët dyfishohen në fundjavë… dhe pa pasur një prenotim, vështirë se gjen kush, lehtas një tavolinë, sepse “Psarokokalo” është lokali më trend i zonës, tek i cili gjejnë guston klientë nga e gjithë Athina dhe jo vetëm, njerëz të famshëm dhe të zakonshëm, grupe të rinjsh dhe familjarë.

Orneli la vendlindjen në moshë të re për të emigruar në Greqi, në vitin 1997, ku punoi për 15 vite fillimisht si pjekës e më pas si kamarier në një nga lokalet më të mira në zonën e mirënjohur të Kifissias.

Përvoja e fituar i krijoi vetëbesimin për të hedhur hapin e guximshëm, në vitin e vështirë ekonomik 2012, për hapjen e restorantit të tij me prodhime deti. Bashkëpunëtorët më të ngushtë në këtë sipërmarrje, e shoqja Stolia, e cila sapo i kishte dhënë jetë vajzës së tyre dhe e motra Entela, nuk hezituan për asnjë çast të ndiqnin ëndrrën e Olit. Të tre së bashku hapën dyert e një hapësire modeste, e cila brenda 10 viteve u trefishua, për të arritur atë çka është sot, një ambient i bukur me shërbim cilësor, klientelë në rritje dhe vlerësime nga shefat më të mirë të kohës në kuzhinë.

Tanimë kanë të punësuar 35 punonjës, kryesisht shqiptarë, grekë dhe të huaj, por trioja e themeluesve vijon si në ditën e parë, në frontin e përpjekjeve për të ruajtur të pacënuar standardin e lartë të shërbimit. Tashmë me një përvojë dhe aktivitet të konsoliduar në fushën e kulinarisë, Orneli po zgjeron veprimtarinë në fushën e bar-kafe, me një njësi të re.

Në murin e lokalit janë të renditura me dhjetra çmime e vlerësime të marra çdo vit. Kur e pyesim kë veçon, Oli nuk ngurron: “𝐾𝑒̈𝑡𝑒̈ 𝑐̧𝑚𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑘𝑎𝑚 𝑚𝑎𝑟𝑟𝑒̈ 𝑛𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑛𝑗𝑒̈𝑗𝑡𝑖𝑛 𝑣𝑖𝑡 (2017) 𝑚𝑒 𝑝𝑢𝑛𝑒̈𝑑ℎ𝑒̈𝑛𝑒̈𝑠𝑖𝑛 𝑡𝑖𝑚 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑎𝑟𝑒̈, 𝑠𝑒𝑐𝑖𝑙𝑖 𝑝𝑒̈𝑟 𝑙𝑜𝑘𝑎𝑙𝑖𝑛 𝑒 𝑣𝑒𝑡𝑒̈. 𝐼𝑠ℎ𝑡𝑒 𝑠ℎ𝑢𝑚𝑒̈ 𝑒𝑚𝑜𝑐𝑖𝑜𝑛𝑢𝑒𝑠𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑡𝑎𝑘𝑜ℎ𝑒𝑠ℎ𝑖𝑚 𝑝𝑎𝑠 𝑘𝑎𝑞 𝑣𝑖𝑡𝑒𝑠ℎ 𝑛𝑒̈ 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑝𝑜𝑑𝑖𝑢𝑚. 𝐾𝑒̈𝑡𝑒̈ 𝑡𝑗𝑒𝑡𝑟𝑖𝑛 𝑒 𝑣𝑒𝑐̧𝑜𝑗 𝑠𝑒 𝑚𝑜𝑡𝑟𝑎 𝑖𝑚𝑒, 𝑒 𝑐𝑖𝑙𝑎 𝑛𝑢𝑘 𝑗𝑒𝑡𝑜𝑛 𝑚𝑒̈, 𝑔𝑗𝑒𝑡𝑖 𝑓𝑜𝑟𝑐𝑒̈𝑛 𝑝𝑎𝑣𝑎𝑟𝑒̈𝑠𝑖𝑠ℎ𝑡 𝑠𝑖𝑡𝑢𝑎𝑡𝑒̈𝑠 𝑠ℎ𝑒̈𝑛𝑑𝑒𝑡𝑒̈𝑠𝑜𝑟𝑒, 𝑝𝑒̈𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑚𝑎𝑟𝑟𝑒̈ 𝑝𝑗𝑒𝑠𝑒̈ 𝑛𝑒̈ 𝑐𝑒𝑟𝑒𝑚𝑜𝑛𝑖 𝑑ℎ𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑚𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟𝑔𝑒̈𝑧𝑜𝑛𝑡𝑒 𝑝𝑒̈𝑟 𝑎𝑟𝑟𝑖𝑡𝑗𝑒𝑛 𝑡𝑖𝑚𝑒. 𝑁𝑑𝑒̈𝑟𝑠𝑎 𝑘𝑒̈𝑡𝑒̈ 𝑚𝑎 𝑘𝑎 𝑑𝑜𝑟𝑒̈𝑧𝑢𝑎𝑟 𝑣𝑒𝑡𝑒̈ 𝑧. 𝐿𝑎𝑧𝑎𝑟𝑜𝑢,  𝑛𝑗𝑒̈ 𝑛𝑔𝑎 𝑠ℎ𝑒𝑓𝑎𝑡 𝑚𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑓𝑎𝑚𝑠ℎ𝑒̈𝑚 𝑛𝑒̈ 𝐺𝑟𝑒𝑞𝑖”.

Çfarë beson se ka ndikuar te ky sukses – lind natyrshëm pyetja, – sepse “Psarokokalo” tashmë është kthyer në pikë reference në gatimet e prodhimeve të detit. Oli buzëqesh dhe pavarësisht se është ende i ri në moshë, suksesi nuk e ka dehur, por me thjeshtësi na thotë: “𝐸𝑛𝑒𝑟𝑔𝑗𝑖𝑎 𝑝𝑜𝑧𝑖𝑡𝑖𝑣𝑒! 𝐵𝑒𝑠𝑜𝑗 𝑠ℎ𝑢𝑚𝑒̈ 𝑡𝑒 𝑔𝑗𝑒̈𝑟𝑎𝑡 𝑒 𝑏𝑒̈𝑟𝑎 𝑚𝑒 𝑧𝑒𝑚𝑒̈𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑚𝑖𝑟𝑒̈. 𝑃𝑎𝑠𝑡𝑎𝑗 𝑠ℎ𝑒̈𝑟𝑏𝑖𝑚𝑖, 𝑖 𝑐𝑖𝑙𝑖 𝑑𝑢ℎ𝑒𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑗𝑒𝑡𝑒̈ 𝑖 𝑝𝑎𝑚𝑒𝑡𝑒̈. 𝑃𝑢𝑛𝑎, 𝑞𝑒̈ 𝑛𝑢𝑘 𝑘𝑎 𝑝𝑎𝑠𝑢𝑟 𝑜𝑟𝑎𝑟 𝑑ℎ𝑒 𝑛𝑒𝑔𝑙𝑖𝑧ℎ𝑒𝑛𝑐𝑒̈ 𝑑ℎ𝑒 𝑠𝑒̈ 𝑓𝑢𝑛𝑑𝑖, 𝑡𝑒̈ 𝑔𝑗𝑖𝑡ℎ𝑎 𝑘𝑒̈𝑡𝑜 𝑠’𝑑𝑜 𝑡𝑒̈ 𝑘𝑖𝑠ℎ𝑖𝑛 𝑎𝑠𝑛𝑗𝑒̈ 𝑟𝑒𝑧𝑢𝑙𝑡𝑎𝑡 𝑛𝑒̈𝑠𝑒 𝑛𝑢𝑘 𝑑𝑜 𝑡𝑒̈ 𝑖𝑠ℎ𝑖𝑛 𝑝𝑟𝑎𝑛𝑒̈ 𝑛𝑗𝑒𝑟𝑒̈𝑧𝑖𝑡 𝑒 𝑑𝑢ℎ𝑢𝑟.  𝑆𝑢𝑘𝑠𝑒𝑠𝑖𝑛 𝑖𝑎 𝑑𝑒𝑑𝑖𝑘𝑜𝑗 𝑏𝑎𝑠ℎ𝑘𝑒̈𝑠ℎ𝑜𝑟𝑡𝑒𝑠 𝑞𝑒̈ 𝑏𝑒𝑠𝑜𝑖 𝑚𝑒 𝑠𝑦𝑡𝑒̈ 𝑚𝑏𝑦𝑙𝑙𝑢𝑟 𝑛𝑒̈ 𝑒̈𝑛𝑑𝑟𝑟𝑒̈𝑛 𝑡𝑖𝑚𝑒 𝑒 𝑐𝑖𝑙𝑎 𝑢 𝑏𝑒̈ 𝑟𝑒𝑎𝑙𝑖𝑡𝑒𝑡, 𝑚𝑜𝑡𝑟𝑎𝑣𝑒 𝑑ℎ𝑒 𝑔𝑗𝑖𝑡ℎ𝑒̈ 𝑓𝑎𝑚𝑖𝑙𝑗𝑒𝑠.”

Marrë nga faqja në Facebook e Ambasadës Shqiptare në Greqi

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.