“Labirinti i Migracionit”, një guidë për rikthimin dhe integrimin në Shqipëri

E martë, 1 Korrik, 2025

Në qendër të Tiranës në Sheshin “Skënderbej” prej ditës se djeshme qëndron i hapur “Labirinti i Migracionit”. Një instalacion i veçantë i ndërtuar nga GIZ Albania që do të qëndrojë I hapur deri më 31 Tetor 2022.

Ky instalacion është konceptuar në formën e një Muzeu Social që simbolizon rrugëtimin e një emigranti.

Në të gjitha panelet e instalacionit janë vendosur informacione të ndryshme të cilat i shërbejnë personave të kthyer nga emigracioni për t’u ri-integruar më lehtë pas kthimit në Shqipëri.

Sesionet informuese do të fokusohen kryesisht tek shërbimet që mund të përfitojnë qytetarët e Tiranës të kthyer nga emigracioni, por jo vetëm, si dhe informacione të vlefshme për të rinjtë që duan të vazhdojnë shkollimin e tyre jashtë Shqipërisë.

Një seksion i veçantë do t’i kushtohet rolit që Diaspora mund të ketë në zhvillimin e mëtejshëm të qytetit duke sjellë në Tiranë eksperiencën e përftuar në Gjermani.

Ky instalacion vjen në kuadër të titullit “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” dhe është i ndërtuar nga GIZ Albania me mbështetjen e Kongresit Rinor Kombëtar dhe Bashkia Tiranë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.