Në një atmosferë festive, u zhvillua ceremonia e çeljes së klasës së mësimit plotësues të gjuhës shqipe ‘‘Frang Bardhi’’ për fëmijët e komunitetit shqiptar në Atikën Lindore.
Në aktivitet mori pjesë z. Sofokli Vasili – Ministër Këshilltar pranë Ambasadës, i cili përgëzoi shoqatën për këtë iniciativë dhe vlerësoi angazhimin dhe përkushtimin e mësuesve vullnetarë të gjuhës shqipe për mësimin e gjuhës amtare brezit të ri, si një mision që kontribuon në ruajtjen e kulturës kombëtare.
Të pranishëm gjithashtu në këtë ceremoni ishin Kryetari i Bashkisë së Rafinës Pikermou, z. Evaggelos Bournous, Drejtori i shkollës fillore ku do të zhvillohet mësimdhënia, z. Sarantis Chelmis, Kryetari i Komunitetit Shqiptar në Greqi, z. Ermal Sulaj, Kryetari i Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi, z. Pjerin Lleshi, përfaqësues të shoqatave dhe organizatave të komunitetit, si dhe prindër me fëmijët e tyre, të cilët dhanë mbështetjen e tyre për këtë aktivitet.
Mësimdhënia e gjuhës shqipe në Rafinë do të zhvillohet çdo fundjavë. Për regjistrimin e fëmijëve mund të kontaktoni në faqen e kursit në linkun
https://www.facebook.com/teflasimshqip .
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.