“We the peoples” ekspozita që çel nesër javën e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri

E shtunë, 5 Korrik, 2025

Sheshi “Skënderbej” do të jetë nesër në orën 10:00 pikënisja e një jave të mbushur me aktivitete cilësuar si Java e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.

Portrete me përmasa gjigante të 333 njerëzve të zakonshëm do të vendosen në në sheshin “Skënderbej” janë vetëm një pjesë e ekspozitës  “We the peoples”, vepër e artistit të ri David Cuka. Koleksioni i plotë përmban 999 portrete shqiptarësh, me të cilat ai dokumenton imazhe, gjendje e veprime të jetës së përditshme të qytetarëve, të rinjve e pjesëtarëve nga bashkësi të çdo kategorie, të cilët popullojnë e përbëjnë shoqërinë tonë të shekullit XXI.

Përgjatë javës së Kombeve të Bashkuara është menduar që të dëshmohet sa më mirë afërsia e kësaj organizate globale, me qytetarët prej të cilëve ajo rrjedh, e të cilëve ajo u shërben.

Aktivitetet do të jenë të shumta e do të zgjaten përgjatë gjithë javës e territorit, duke udhëtuar përveç Tiranës edhe në qytete të Shqipërisë si Durrësi, Përmeti e Puka.

Ekspozita “We the Peoples” do të qëndrojë hapur çdo ditë, ku pas sheshit “Skënderbej” do të vendoset edhe në sheshin “Italia” pranë stadiumit Air Albania. Nje pjese e ekspozites do të udhëtoje disa qytete të Shqipërisë gjatë javës së kombeve të bashkuara. (Puke dt 26, Përmet Dt 27 Tetor dhe Durrës Dt 28 Tetor)

Programin e plotë e gjeni këtu:

https://albania.un.org/sites/default/files/2022-10/jkn_un_ëeek_program_final.pdf

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.