Disa mësues të gjuhës shqipe në Suedi kanë ndërmarrë një nisme interesante për komunitetin shqiptar. Ditën e djeshme në Ängelholm mësuesit Hava Limani ( mësuese në Laholm), Zonjë Skenderaj (mësuese në Ängelholm), Isuf Bajraktari (mësues në Landskrona), Xhevat Isufi (mësues në Ängelholm) dhe Murat Koci (mësues në Malmö) krijuan këshillin nismëtar për përgatitjen dhe realizimin e garës së diturisë për nxënësit që ndjekin mësimet e gjuhës amtare e cila ndryshe do të quhet “Kuizi i Diturisë.
Kryetare e Këshillit Nismëtar unanimisht u zgjodh mësuesja Hava Limani ndërsa sekretare e Këshillit Nismëtar u zgjodh mësuesja Zonjë Skenderaj po ashtu unanimisht.
Këshilli është i hapur për bashkëpunim me të gjithë mësuesit e gjuhës amtare në Suedi, me institucionet arsimore në Suedi e atdhe për një realizim sa më të pasur e dobishëm për nxënësit tanë dhe për procesin mësimor të gjuhës e kulturës shqiptare.
Këshilli mori vendim për realizimin e një vizite studimore me nxënës në Stokholm, meqë rast do vizitohet Kuvendi i Suedisë, ambasada e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë.
Këshilli gjithashtu vendosi të bëj të gjitha përpjekjet për realizimin e ekskursionit me nxënës në Kosovë e Shqipëri. Ekskursioni mendohet të realizohet në bashkëpunim me institucionet arsimore në Suedi dhe atdhe. Murat Koci e Xhevat Isufi u autorizuan nga Këshilli për të kumunikuar me institucione.
Ftohen të gjithë mësuesit, prindërit dhe shoqatat që në programet e tyre kanë ruajtjen e gjuhës shqipe, kulturës shqiptare e identitetin shqiptar për bashkëpunim.
Lidhja e Shoqatave Shqiptare Iliria mbështet iniciativën e mësuesve për riaktivizimin e garës pedagogjike e didaktike Kuizi i Diturisë.
Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Suedi e përkrahë dhe do e mbështet këtë veprimtari.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.