Për të katërtin vit radhazi, Qendra e Botimeve për Diasporën ka siguruar tekstet shkollore për mësimin e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë.
Janë 6411 tekste shkollore “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, niveli 1 (fizikë dhe digjitalë) të cilat janë dërguar falas nga QBD-ja në: Itali, Greqi, Gjermani, Zvicër, Belgjikë, Turqi, Hungari, Kanada, Slloveni, Spanjë, Çeki, Mbretëri e Bashkuar, Rumani, Suedi, SHBA, Kroaci, Danimarkë.
Teksti “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, niveli 1 (shoqëruar me Fletën e punës) është hartuar në përputhje me Kurrikulën e mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë e në mërgatë, miratuar nga MASR, Shqipëri, dhe MASH, Kosovë. Teksti është ndërtuar në tri pjesë që u korrespondojnë përkatësisht klasave I, II, III.
Shpërndarja e këtyre teksteve mundësohet përmes Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.