Ambasada e Shqipërisë në Greqi njofton se janë gati dokumetat biometrike për aplikimet e kryera deri në datën 7 tetor 2022.
Për tërheqjen e dokumenteve biometrikë, mund të paraqiteni pranë sporteleve të Zyrës Konsullore nga e hëna deri të enjten, nga ora 09:00 deri në orën 14:30, të premten 09:00-14:00.
Ambasada sqaron se janë postuar të gjitha dokumentet për aplikimet e kryera deri në datën 7 tetor 2022, për të cilat pranë Zyrës Konsullore është dorëzuar deklarata përkatëse.
Gjithashtu rikujton se të gjitha kartat ID të tërhequra me postë janë të pa aktivizuara elektronikisht, për rrjedhojë ato nuk mund të përdoren në shërbimin bankar në Shqipëri.
Tërheqja e dokumenteve biometrike është e mundur pas kalimit të një afati 3 javor nga dita e aplikimit në Ambasadë.
Mënyrat e tërheqjes së dokumentave janë:
Me paraqitjen fizike të personit në sportelet e shpërndarjes pranë Zyrës Konsullore
Me anë të shërbimit postar, bazuar në deklaratën e plotësuar dhe nënshkruar nga shtetasi ditën e aplikimit;
Me deklaratë/ autorizim lëshuar në emër të një personi të tretë (nga KEP/ Taxisnet);
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.