Slloveni/ Shqipëria në “SILA BAZAAR 2022”

E martë, 17 Nëntor, 2026

Edhe këtë vit Ambasada Shqiptare në Slloveni ishte pjesëmarrëse në veprimtarinë humanitare organizuar nga Klubi Ndërkombëtar i Grave të Lubjanës,”SILA”.

Në stendat e panairit u ekspozuan prodhime “Made in Albania” si: konjak-brandy, “Skenderbeu” dhe “Demo”, raki, verë, punime artistike dhe suvenire, si edhe materiale promovuese të turizmit shqiptar.

Televizioni publik slloven, ndër të tjera ka prezantuar edhe stendën ALBANIA, duke veçuar se edhe këtë vit nuk ka munguar konjaku – brandy “Skenderbeg”.

Në këtë veprimtari ishin të pranishme rreth 50 Ambasada dhe organizata të ndryshme. Për herë të parë mori pjesë me stendë të veçantë edhe Shoqata e Grave Shqiptare “TEUTA”. Të ardhurat e mbledhura shkojnë në ndihmë të disa institucioneve, përfshi edhe fëmijët në nevojë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.