Krijoi “Pallatin 176”, Adelina Balashi një “Nderi i kombit” pa titull

E diel, 29 Qershor, 2025

Adelina Balashi do të largohej nga Shqipëria si mijëra shqiptarët tjerë në fillim të viteve 1990. Arsyet e largimit të saj drejt Greqisë i dinte vetëm ajo, por ndryshe nga shumë shqiptarë të tjerë Adelina po largohej nga vendlindja kur ishte në kulmin e suksesit të saj. Shfaqja Pallati 176 kishte pasur një sukses që ende sot pas 36 vitesh nuk e ka arritur asnjë produksion tjetër. Dhe ishte vetëm një punim diplome, pa synimin për tu shndërruar në komedinë më të njohur në historinë e teatrit shqiptar. E mbi të gjitha nga një autore e re. Dhe pjesa tjetër është histori.

Largimi i saj nga Shqipëria ishte thjesht fizik, pasi krijimtaria e saj gjatë edhe pas viteve të vështira 1990 ishte pjesë e të përditshmes shqiptare. Ishte dhe vazhdon të jetë.

Batutat e komedisë përsëriten nga pothuajse çdo shqiptar, i madh ai vogël. Në një situatë apo në një tjetrën një batutë nga Pallati 176 do të ndryshojë rrjedhën e bisedës.

Në vitin e vështirë 1997 shfaqja e Pallatit 176 ishte një nga momentet e pakta të arratisjes nga realiteti. Kohë kur njerëzit harronin për pak çaste zhurmën e kallashëve jashtë ditarëve dhe ndiqnin ëndrrën e Jovan Bregut për tu bërë pak magazinier. Në atë kohë në Shqipëri lulëzonte dhe një tregti e çuditshme, ajo e regjistrimit të teatrove apo këngëve në kasetat e magnetofonit. Më ka ndodhur që të kem kaluar përpara këtyre pikave të shitjeve të kasetave dhe të kem dëgjuar dialogun e plotë të Teto Ritës me Xhaxhi Vanin (që të themi të vertetën fëmijë unë njihja vetëm Xhaxhi Vanin, Roland Trebickën e njoha kur mësova të lexoja) nga një altoparlant i nxjerre ne hyrje të dyqanit. Apo ditëve të diela në ato tregjet lokale ku shiteshin gjithëfarë gjërash, e sigurisht edhe kaseta e albume pa të drejtë autori.  Pronari i kioskës pas hitparadës së kohës Ace of Bace apo Dj Bobo do të qeraste klientët e gjithë tregut me pak komedi.

Pra Pallati 176 ishte pjesë jetës shqiptare. Ishte e pamundur që kudo që të ishe të mos dëgjoje një grimcë nga komedia.  Sot është e pamundur që së paku një herë në ditë duke bërë zapping në televizor të mos e kapësh në një kanal televiziv. Të kapësh dhe të ndalosh e ta dëgjosh me po të njëjtën dëshirë që ke pasur kur e ke dëqjuar herën e parë. E te qeshësh për të 1 miliontën herë me të njëjtën batutë që ke vite që qesh. Shumë pak vepra, e akoma më pak autorë e arrijnë këtë!!!

E pra nuk e ka përmbushur misionin e saj kjo zonjë?

E atëherë është momenti që të vlerësojmë pasuritë kombëtare sa jemi në kohë.

Adelina Balashi nuk ka një titull zyrtar “Nderi i Kombit”, (apo të tjerë tituj honorifikë) por patjetër që e ka në zemrat e qindra mijëra shqiptareve që janë rritur dhe plakur me Pallatin 176.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.