Progresraporti i BE-së: “Pasaportat e arta” rrezikojnë regjimin pa viza

E martë, 17 Nëntor, 2026

Komisioni Europian publikoi sot progresraportin për Shqipërinë, në të cilin theksohet se Shqipëria ka bërë progres në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Për sa i përket kritereve politike, në legjislaturën e re të dalë nga zgjedhjet e vitit 2021, të cilat u mbajtën pas marrëveshjes ndërpartiake të 5 qershorit 2020, në raport theksohet se anëtarët e zgjedhur nga partitë më të mëdha opozitare zunë vendet e tyre në parlament. “Parlamenti zgjodhi Presidentin e ri të Republikës. Konflikti i brendshëm brenda partisë më të madhe opozitare (PD) preku jetën parlamentare”, shpjegon raporti.

Por Shqipëria rrezikon që t’i rikthehen vizat në rast se dhënia e shtetësisë sipas skemave investitore konsiderohet se përbën një rrezik në rritje për sigurinë e brendshme dhe politikën publike të Bashkimit Evropian. Kështu thuhet në progresraportin e publikuar të mërkurën, për vendin tonë.

“Sa i përket shtetësisë, Shqipëria duhet të përmbahet nga zhvillimi i një skeme të nënshtetësisë së investitorëve (pasaporta të arta) pasi do të përbënte rreziqe për sa i përket sigurisë, pastrimit të parave, evazionit fiskal, financimit të terrorizmit, korrupsionit dhe infiltrimit nga krimi i organizuar dhe do të ishte i papajtueshëm me acquis të BE-së”.

Ndërsa në materialin me titull “Komunikimi i politikës së zgjerimit të Komisionit Europian”, gjuha e përdorur është akoma më e fortë, duke e bërë të qartë që rreziku i heqjes së vizave është real.

“Skemat e nënshtetësisë së investitorëve dhe skemat e investorëve rezidenciale të disponueshme në disa vende mund të përdoren për të anashkaluar vizën e BE-së për qëndrim të shkurtë,  procedura dhe vlerësimi i thelluar i individëve migratorë dhe i sigurisë rrezikon këtë procedure, duke përfshirë një evazion të mundshëm të masave për të parandaluar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmin, si dhe anashkalimin e sanksioneve ndërkombëtare. Skema të tilla duhet të përfundojne pa vonesë. Në rast se dhënies se shtetësisë sipas skemave të shtetësisë investitore konsiderohet se përbën një rrezik në rritje për sigurinë e brendshme dhe politikën publike të Shteteve anëtare, regjimi pa viza mund të pezullohet.

Në progresraport ka kritika edhe për amnistinë fiskale.

“Në luftën kundër financimit të terrorizmit dhe kundër Pastrimit te parasë, u arrit progres, por Shqipëria mbetet e listuar nga Task Forca e Veprimit Financiar dhe duhet të zbatojë elementet e mbetura të planit të veprimit të Task Forcës së Veprimit Financiar. Miratimi i një amnistie tatimore dhe penale kundër këshillave të BE-së dhe Moneyval mund rrezikojnë progresin në këtë fushë”.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.