Nënshkruhet marrëveshja, 24 prodhime televizive të Rai-t do transmetohen në RTSH

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një marrëveshje historike u nënshkrua sot mes Televizionit Publik Italian, Rai dhe Radio Televizionit Shqiptar. Marrëveshja e nënshkruar mes drejtorit të përgjithshëm të RTSH, Enkelejdi Joti dhe administratorit të deleguar të Rai Com, Angelo Teodoli, parashikon transmetimin në të gjithë territorin kombëtar, të 24 programeve, serive televizive, dokumentarëve e filmave prodhime të Rai-t.

Në konferencën për shtyp me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, ishte i pranishëm ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci, drejtoresha e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe çështjeve europiane, në Rai, Simona Martorelli, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i RTSH-së, Redi Neziri etj.

Simona Martorelli u shpreh se kjo marrëveshje do të bëjë që të jetojmë së bashku, jo vetëm historinë por edhe të ardhmen, nëpërmjet broadcaster-ve tanë. Sipas saj, Rai mund të luajë rolin e katalizatorit për të propozuar iniciativa të reja. “Falë bashkëpunimit me ambasadën italiane ja dolëm të bënim bashkë pjesëzat e mozaikut. Qëllimi më i rëndësishëm është të propozojmë dhe të ndajmë vlerat tona”, u shpreh Martorelli, e cila falënderoi ambasadën italiane për asistencën e ofruar në këtë bashkëpunim, i cili do u hapë spektatorëve shqiptarë një dritare mbi kulturën e gjuhën italiane, dritare e cila, kohët e fundit, ishte duke u mbyllur.

Ndërsa administratori i deleguar i Rai-t, Angelo Teodoli, foli më në detaje rreth përmbajtjes së programeve që do të ofrojë pala italiane. “Paketa do të jetë e larmishme dhe e rëndësishme”, tha Teodoli, i cili veçoi programe të tilla si vizita në site të UNESCO-s, të cilat janë prodhuar me buxhete shumë të mëdha, duke sjellë produkte të rëndësishme e cilësore.

“E rëndësishme është që edhe tek pjesa komerciale, të integrohet një produkt me vlera e përmbajtje kulturore”, u shpreh ai.

Ndërkohë zëvendësdrejtori i përgjithshëm i RTSH, Redi Neziri, dha lajmin se RTSH është në bisedime për marrëveshje të tjera, të cilat do të sjellin trajnime për stafin e RTSH-së, asistencë teknike si dhe digjitalizimin e arkivës së RTSH-së.

Gjatë vizitës, delegacioni i Rai-t do të zhvillojë takime me ministren e Kulturës, Elva Margariti, me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit si edhe me drejtoreshën e Teatrit të Operas, Abigeila Voshtina, për të diskutuar mbi projekte të reja në fushën audiovizive dhe atë të edukimit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.