Diaspora thirrje banorëve të Luginës për pjesëmarje në regjistrimin e popullsisë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Pas dy dekadash do të mund të mësohet zyrtarisht për numrin e shqiptarëve të regjistruar në Serbi. Procesi i regjistrimit të popullsisë në këtë vend ka nisur më 1 tetor dhe do të përfundojë më 31 të këtij muaji.

Shqiptarët e kanë bojkotuar regjistrimin e vitit 2011, me arsyetimin në atë kohë të obligimeve të paplotësuara të shtetit serb ndaj tyre dhe kushteve diskriminuese.

Por, kësaj radhe, përfaqësuesit politikë të shqiptarëve, që jetojnë kryesisht në pjesën jugore të Serbisë, u kanë bërë thirrje atyre që të regjistrohen.

Thirrjes i është bashkuar edhe Mërgata shqiptare në botë me seli në Nju Jork.

“APELOJMË të gjithë mërgimtarët shqiptarë të Republikës së Serbisë të marrin pjesë në regjistrimin e tyre, duke i paraqitur të dhënat e tyre personale, një nga dokumentet me numrin personal fotokopje, çertifikatë të lindjes, letërnjoftim ose pasaportë.

Të gjithë ata që posedojnë nënshtetësi të Republikës së Serbisë, të njëjtin dokument ta dërgojnë te familjarët e tyre, të cilët janë me vendbanim në vendlindjen e tyre. Kështu që të evidentohen në fletëregjistrat e regjistrimit të popullatës në tetor 2022.

Regjistrimi i popullsisë shqiptare në Kosovën Lindore është me interes gjithëkombëtar, prandaj thërrasim të gjithë shqiptarët atje si dhe në Mërgatë, të mos hezitojnë, por të kryejnë obligimin Kombëtar

Pjesëmarrja në regjistrim është ligjërisht e detyrueshme por edhe me rëndësi të veçantë për të ndalë pasivizimin si dhe shlyerjen nga evodenca ekzistuese që po i bën Serbia për shqiptarët.

Falemionderit për mirëkuptimin të apelit dhe urojmë që pjesëmarrja të jetë në nivelin masiv të Mërgimtarëve Shqiptarë”!

Për Mërgatën Shqiptare në Botë

Bahri Ramadani

Nju Jork

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.