QBD dhe Albas trajnim për Mësuesit e Gjuhës dhe Kulturës Shqiptare në Diasporë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Sot u zhvillua Trajnimi për Mësuesit e Gjuhës shqipe dhe Kulturës Shqiptare në Diasporë përgatitur dhe mbajtur nga Qendra e Trajnimeve të shtëpisë botuese “Albas” për paketën didaktike “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, niveli 1, të hartuar nga shtëpitë botuese “Albas” dhe “Dukagjini”, për modulin “Mësimdhënia e gjuhës shqipe për mësuesit e Diasporës”, me trajnerët: znj. Rita Petro, znj. Ilda Alushaj, znj. Natasha Pepivani , znj. Linda Meniku, znj. Ervisa Paloka , z. Arnold Përlala nën kujdesin e drejtueses së kësaj qendre trajnimi, znj. Edlira Gugu.
Trajnimi i mbajtur në formatin online në platformën “Zoom” u zhvillua me qëllim që mësuesit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë të njihen me përmbajtjen shkencore dhe aspektin didaktik e pedagogjik të mësimdhënies së librit “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, niveli 1.
Tematikat:
– Prezantimi i librit – Qëllimet dhe parimet e krijimit të tekstit
– Prezantimi i librit – Struktura dhe përmbajtja
– Shkrim-lexim fillestar
– Njohja e gjuhës amtare për komunikim
– Arritja e rezultateve të të nxënit
– Aspekte të mësimdhënies dhe didaktike
Mësuesit morën gjithashtu udhëzime për përdorimin e tekstit digjital nga specialisti IT, i Qendrës së Trajnimeve “Albas”, z. Arnold Përlala
Të gjithë mësuesit pjesëmarrës të këtij trajnimi do të pajisen me certifikatë pjesëmarrjeje dhe do t’u përcillen përmes email-it të gjitha materialet e përdorura në këtë trajnim.
Për faza të mëtejshme të trajnimit, QBD-ja do të lajmërojë në vijim.
Qendra e Botimeve për Diasporën falënderon të gjithë mësuesit pjesëmarrës në trajnim!

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.