Gërmimet arkeologjike sjellin dëshmi për tempullin 2500-vjeçar të Shtyllasit

E martë, 17 Nëntor, 2026

Është drejt përfundimit ekspedita 2-mujore e gërmimit arkeologjik dhe konservimit, e cila po zhvillohet në tempullin antik të Shtyllasit, Monument Kulture Kategoria e I-rë.

Tempulli antik i Shtyllasit ndodhet pranë Parkut Arkeologjik të Apollonisë.

Punime që kryhen aty, vijnë falë bashkëpunimit të Institutit të Arkeologjisë së Tiranës me Universitetin e Berlinit, nën mbikqyrjen e Ministrisë së Kulturës dhe Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë.

Gërmimi arkeologjik dhe zbulimet e kryera, sjellin dëshmi autentike të një tempulli antik, rreth 2500 vjeçar, i cili ruan plotësisht bazamentin e tij, ku hamendësimet e para janë për përmasa rreth 1000 m² dhe funksioni i tij ishte për shërbesat religjoze të zonës, si një prej tempujve ndër më të rëndësishmit në rajon.

Misioni arkeologjik, do të vijojë edhe në vitin 2023, me qëllimin, zbulimin e plotë të strukturës arkitektonike së tempullit dhe sigurisht më pas, kthimin e tij në një prej objekteve më të vizitueshme të zonës, ku së fundmi ky tempull i është shtuar dhe itinerarit kulturor/natyror të krijuar nga DRTK Vlorë, Spinarica Route./ATA/

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.