Botohet vëllimi i shtatë i veprës së zgjedhur të Mid’hat Frashërit

E martë, 30 Prill, 2024

Vepra madhore e Midhat Frashërit është pjesë tejet e rëndësishme e historisë dhe kulturës së kombit tonë, duke qenë njëkohësisht edhe shumë aktuale për sot edhe për nesër. Botimi i plotë i veprës së tij është kthyer në një pasuri dhe veprimtari kulturore, në një kohë që interesimi për librin dhe kulturën përgjithësisht ka rënë dhe ky është një ogur jo i mirë, sepse gjuha, libri dhe kultura na kanë bërë të mbijetojmë si komb dhe të jemi gjithsesi evropianë.
Letërkëmbimi i Mid’hat Frashërit (vëllimi 6 dhe 7) përbën kurorën e meditimit, të veprimtarisë shkrimore dhe krijimtarisë së tij: aty shfaqen idetë e reja iluministe të tij në çdo fushë të jetës e të mendimit, sfidat dhe vendimmarrja e tij në ngjarjet kyçe të historisë së kombit, shqiptarizmi si platformë dhe veprim, përpjekjet titanike në mbrojtje të çështjes shqiptare në krizë, këmbëngulja e palodhur për zgjidhjen më pozitive të saj, humanizmi dhe evropianizmi si frymë e model, diplomacia si mjeshtëri dhe art, debati me argumente dhe logjikë të pakundërshtueshme, elokuenca dhe sjellja fisnike, bashkëbisedimi dhe polemikat me personalitete të shquara historike shqiptare e të huaja, përfshirë presidentë shtetesh, kryeministra, ministra, kryetarë forumesh kombëtarë e ndërkombëtarë; shfaqen bashkëpunimi e bashkimi kombëtar, haxhiqamilizmi shqiptar, rreziku komunist, lufta për shtet ligjor dhe demokraci, morali, miqësia dhe dashuria, por edhe kritika ekzistenciale, protesta, largpamësia, kultura sipërore, informacioni i gjerë dhe sensi zyrtar, por edhe intim dhe artistik i këtij letërkëmbimi.
Në përvjetorin e vdekjes së Tij, përurojmë vëllimin e shtatë të veprës së zgjedhur te Midhat Frasherit, botim i Institutit të Studimeve Historike “Lumo Skëndo”. Letrat e vëllimit të shtatë vijojnë nga vëllimi i gjashtë dhe ngërthejnë letërkëmbimin e periudhës mjaft të ngjeshur të vepimtarisë midhatjane përgjatë viteve 1921, 1922, 1923 dhe 1924, vite në të cilat ai ka qenë kryetar i Delegacionit Shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris dhe kryedelegat në Lidhjen e Kombeve, Gjenevë, si edhe Ministër Fuqiplotë i Shqipërisë në Athinë.
Letrat janë hulumtuar dhe nxjerre nga arkivat shqiptare dhe te huaja, me këtë rast falenderojmë veçan Arkivin e Shtetit dhe Arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, si edhe përkthyesit Footaq Andrea dhe Aurenc Bebja, në Francë dhe Lorena Dedja dhe Tomi Makuçi në Shqipëri. Botimi është trajtuar shkencërisht dhe pajisur me gjithë laboratorin përkatës, si edhe me kujdesin e shtypshkronjës Oufri e botuesin Bujar Hudhri.
Edhe ky botim e tejkalon letërkëmbimin e zakonshëm, sepse përmban vlera të jashtëzakonshme historike, kulturore, gjeo-politike, antropologjike, diplomatike, albanologjike, sociale, ekonomike, statistikore, gjuhësore, artistike, pedagogjike, psikologjike, erotike, intime, që lidhen me periudha tejet të rëndësishme të historisë së kombit e shtetit shqiptar dhe me politika e marëdhënie ndërkombëtare, personalitete të shquara shqiptare e botërore, por edhe me jetën, veprimtarinë e gjithanshme, shkrimtarinë dhe humorin e penën e hollë të Mid’hat Frashërit. Falënderimi i veçantë vjen si gjithnjë për sponsorizuesin human , z. Agron Shehaj, deputet ne Palamentin shqiptar.
Fjala pëshëndetëse e z. Uran Butka, Drejtor i Institutit të Studimeve Historike “Lumo Skëndo” Tiranë