Sot në Akademinë e Shkencave filloi punimet takimi i 17-të vjetor ndërkombëtar i Institutit “Alb-Shkenca”. Takimi ka bashkuar studiues shqiptarë nga e gjithë bota për të referuar rreth problematikës së temës-kuadër “Bashkëveprimi shkencor në trojet shqipfolëse”. Organizues të takimit janë Akademia e Shkencave, Universiteti i Tiranës dhe vetë Instituti “Alb-shkenca”.
Kryetari i Akademisë së Shkencave përshëndeti punimet e këtij takimi, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit tripalësh midis bashkësisë së studiuesve shqiptarë të punësuar jashtë vendit (që mund të paraqesë në forume si ky problemet dhe vështirësitë që dalin), Akademia e Shkencave si kryeqendër e koordinimit të kërkimit shkencor (që duhet të ofrojë zgjidhje) dhe qeveria (që duhet të mbështesë zgjidhjet).
Në vijim ai theksoi rolin e komisioneve dhe njësive për krijimin e urave të bashkëpunimit midis studiuesve, pavarësisht ku ndodhen, duke përmendur faktin që numri i kërkuesve të përfshirë në projektet dhe nismat kërkimore të Akademisë është trefishuar.
Gjinushi vuri në dukje domosdoshmërinë e krijimit të një ekuilibri ende të munguar midis kërkimit akademik-elitar dhe kërkimit në universitete, midis formimit shkencor dhe arsimit të lartë. Në emër të Ministisë së Arsimit dhe Sportit përshëndeti zëvendësministrja A. Tole.
Në ditën e parë tematika e tre paneleve kryesorë janë: zhvillimet ekonomike në krizën e sotme, energjitë e ripërtëritshme si një domosdoshmëri dhe situata shëndetësore në përmbyllje të pandemisë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.