SHBA/Kryeministri i Malit Të Zi, Dritan Abazovic takohet me Diasporën Shqiptare

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në  “Li Greci’s Staaten Restaurant”, Kryeministri i Malit të Zi, Dr. Dritan Abazovic u takua me Diasporën Shqiptare Amerikane në Staten Island, NY.  Kryeministri i Malit të Zi, Dr. Dritan Abazovic është shqiptari i parë që arriti ne këtë detyre të lartë shtetërore.

Ai shoqërohej nga z. Fatmir Gjeka, Ministër i të Drejtave të Minoriteteve në Mal të Zi, z. Ilir Harasani Sekretar i Përgjithshëm i Malit të Zi, z. Djordje Radulovic, Këshilltar i Kryeministrit për Marrëdhëniet me Jashtë dhe ish Ministër i Punëve të Jashtme, z. Ivo Soc këshilltar ligjor dhe znj. Ana Rasoviq, shefe e kabinetit.

Në presidium ishin dhe Dr. Bari Ceka i cili u mirëprit disa herë me duartrokitje për shërbimet mjekësore që iu ka dhënë familjeve shqiptare në Diasporë dhe Mëmëdhe si dhe gazetari dhe analisti i njohur nga Tirana z. Mentor Nazarko.

Ky takim u organizua nga Shoqata “Ulqini” me kryetar z.Xhemo Lanica. Z. Lanica i uroi mirëseardhjen Kryeministrit të Malit të Zi z.Dritan Abazovic dhe shprehu krenarinë që këtë takim e organizonte Shoqata “Ulqini” në bashkëpunim me shoqatat e tjera.

Salla ishte mbushur plot e përplot me pjesëmarrës nga Diaspora Shqiptaro Amerikane nga Mali i Zi, kryetar të shoqatave, aktivistë nga Ana e Malit. , Plava – Guci, Ulqini, Kraja etj.  Ardhja e Kryeministrit të Malit të Zi shqiptarit Dritan Abazovic u mirëprit me duartrokitje të pandërprera, cka tregonte për krenarinë që ndjejnë shqiptarët për kryeministrin më të ri në Ballkan.  Të pranishëm ne kete aktivitet ishin kongresmenja znj. Nicole Malliotakis, këshilltari i Bashkisë së Nju Jorkut z. David Carr, kandidati për Senat z. Joseph Tirone, kandidati për në Asamblenë ne shtetin e Nju Jorkut z. Sam Pirozzolo.

Aktiviteti u moderua nga zonjusha Arta Qyqalla.

Kryeministri foli për punët e mëdha që e presin përpara, vizionin që ka për të ardhmen e Malit të Zi dhe njëkohësisht suksesin që ka për luftën kundër korrupsionit që ka kapluar këtë shtet.

Kryeministri Abazovic vlerësoi lart rolin e Diasporës Shqiptaro Amerikane dhe tha se ajo ka pasur një rol kyç në proceset e zhvillimit të Kombit tonë.  Ai premtoi se do të luftojë për ta integruar Malin e Zi në Bashkimin Europian si dhe do të bëjë përpjekje për t’u siguruar popullit një të ardhme më të mirë se në të kaluarën.

Këshilltari i Bashkisë se Nju Jorkut z. David Carr vlerësoi me certificatë mirënjohjeje Kryeministrin Abazovic. Me certificatë mirënjohje u vlerësua dhe nga kongresmenia znj. Nicole Malliotakis dhe nga z.Xhemo Lanica në emër të shoqatës “Ulqini”.

Në këtë takim përshëndetën Imami i Xhamisë në Staten Island z. Tahir Kuka fjalimi i të cilit ishte plot mesazhe bashkimi dhe të një oratori të shkëlqyer. Imami shqiptar nga Kosova është i zgjedhur si përfaqësuesi kryesor në policinë e Nju Jorkut, i detyrave islame ose siç njihet ndryshe NYPD Muslim Chaplin.

Nga salla u drejtuan shumë pyetje për Kryeministrin, meraku i të cilëve ishte lulëzimi i Atdheut të tyre dhe ndryshimet që duhet të sjellë z. Abazovic.

Në fund pjesëmarrësit bënë fotografi me kryeministrin dhe i uruan atij punë të mbarë në të mire të Kombit shqiptar.

Aktiviteti u filmua nga TV “Alba Life” me themelues dhe producent z.Qemal Zylo dhe kameraman Enes Basha.  Së shpejti do të transmetohet në kanalet televizive.

26 Shtator, 2022

Staten Island, New York

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.