Gjermani/ Në Kaufbeuren të Bavarisë hapet pika shkollore e gjuhës shqipe

E martë, 17 Nëntor, 2026

Të shtunën në prani të nxënësve, prindërve dhe bashkëkombësve, të Konsullit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës z. Afrim Nura, të kryetarit të LAPSh-it Milazim Ukaj, të kryetarit të Këshillit të Prindërve Arif Arifi dhe të kryetarit të shoqatës “Iliria” në Mynih, z. Naser Syla në mënyrë festive u bë hapja e shkollës shqipe me mësim plotësues, në shkollën Beethovenschule në Kaufbeuren të Bavarisë-Gjermani, me mësimdhënësen Eva Krypca. Po ashtu hapjen e kësaj pike shkollore e përshëndeti edhe konsulli i përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë, z. Arten Hanku, i cili nuk pat mundësi të jetë i pranishëm.
Ajo që i dha frymë këtij manifestimi ishte prania e nxënësve, me buzëqeshjen e tyre dhe prerja e tortës, me logon e LAPSh-it, që me ëmbëlsi e dashuri ta zhvillojnë mësimin plotësues në gjuhën amtare, çdo të premte nga ora 14:30 deri në 16:30, në adresën: Gartenzwerg 22, 87600 Kaufbeuren.
LAPSH-i pas një angazhimi dhe bashkëpunimi të ngushtë me prindërit dhe me përkrahjen e shoqatës “Iliria” dhe, të dy Konsullatave tona shqiptare në Mynih, arriti misionin e saj, për hapjen e kësaj pike shkollore. Po ashtu ju bënë thirrje të gjithë bashkëkombësve, prindërve që i kanë fëmijët për shkollë, krahas shkollës së rregullt t’i dërgojnë fëmijët e tyre edhe në shkollën shqipe, për ta ruajtur gjuhën amtare. Sepse përpos që ruan gjuhën amtare, përmes saja ruan kulturën, traditën dhe indintitetin kombëtarë.
Të pranishmit i përshëndeti Konsulli dhe kryetari i Këshillit të Prindërve Arif Arifi, i cili ndër të tjera ju uroj një fillim të mbarë nxënësve dhe mësueses Evë dhe së bashku bënë shpërndarjen e teksteve shkollore, për nxënësit të cilët do ta vijojnë mësimin plotësues në gjuhën amtare, e që falas janë dhuratë nga atdheu.
Nga Mustafë Krasniqi

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.