Mrizi i Zanave çel festimet e “Salone del Gusto 2022” në Torino

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kanë kaluar vetëm disa orë nga çelja zyrtare e panairit “Salone del Gusto 2022” i cili mbahet në Torino.

Të pranishëm, mbi 600 ekspozues dhe prodhues nga rajonet italiane; 3 mijë delegatë të rrjetit Terra Madre nga 130 vende të botës.

Sipas traditës, panairi do të ofrojë ushqim të mirë ndërkombëtar, kënaqësinë e të ngrënit të mirëfilltë dhe sa e rëndësishme është kjo temë për shëndetin!

Për të “çelur festimet” këtë vit ishte zgjedhur një nga shefat më të vlerësuar në botë, po flasim për Altin Prengën përfaqësuesin e vendit tonë dhe pronarin e agroturizmit “ Mrizi i Zanave”

Në prani të themeluesit të Sloë Food International Carlo Petrini, kryetarit të bashkisë Stefano Lo Russo, kryetarit të bashkisë së Torinos, presidentit Alberto Cirio dhe autoriteteve të tjera prestigjioze, u kremtua edhe ceremonia e hapjes.

Mrizi i Zanave Agroturizëm, për ata që nuk e njohin, është një fermë e njohur shqiptare me pesë yje, e themeluar nga shefi i kuzhinës Altin Prenga, së bashku me vëllain e tij Anton. Shumica e përbërësve në menu, duke përfshirë djathërat, reçelrat dhe verën prodhohen nga burimet e tyre. Kjo pasi tradita bujqësore dhe rurale e së shkuarës vazhdon të jetë “zemra lëvizëse” e biznesit, jo vetëm për themeluesit, por edhe për punonjësit dhe familjet e shumta që rrethojnë këtë realitet të mrekullueshëm.

Këto dhe shumë histori dhe tradita të tjera ndërkombëtare që ju presin në Salone del Gusto.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.