Britania e Madhe i jep sot lamtumirën e fundit Mbretëreshës Elisabeth II

E premte, 20 Nëntor, 2026

Mbretëresha Elisabeth II varroset sot në Londër përmes një ceremonie shtetërore, ngjarje e vlerësuar si operacion i “paprecedent” i sigurisë në kryeqytetin britanik.

Ceremonia shtetërore ka filluar mëngjesin e sotëm ku arkivoli me trupin e pajetë të monarkes më jetëgjatë britanike u nis për në rrugëtimin e saj të fundit: fillimisht arkivoli u dërgua në Kishën e Uestministerit, ku u mbajt një shërbesë fetare në të cilin do të morën  pjesë mijëra persona. Pas rreth një ore shërbim, arkëmorti ishte në Wellington Arch.

Më pas ceremonia mortore do zhvendoset në Kështjellën Uindsor për një shërbim më privat. Në fund, Mbretëresha Elizabeth II do të varroset në një ceremoni private në faltoren e Shën Xhorxhit, pranë burrit të saj të ndjerë, Princit Philip. Në pllakën prej mermeri në varrin e saj do të gdhendet: Elizabeth II 1926-2022. 

4.1 miliardë njerez jana llogaritur se kanë ndjekur sot funeralin e monarkes më jetëgjatë të Britanisë, Elizabeta e dytë, duke e bërë atë transmetimin më të ndjekur televiziv të të gjitha kohërave.

Kjo shifër  është gjithashtu, çuditërisht, më shumë se dyfishi i popullsisë totale të botës, 2 miliardë, kur ajo lindi në 1926.

Funerali i Mbretëreshës transmetohet live nga BBC world news, kanali i BBC one , ITC, BBC player.

Dita e sotme pritet të jenë emocionale për shumë britanikë dhe ceremoni të tilla varrimi shtetëror Britania nuk ka organizuar qe 60 vjet, përkatësisht që nga varrimi i Wiston Churchill.

Qindra mijëra persona kanë dalë  në rrugët e Londrës nëpër të cilat do të kalojë arkivoli i Mbretëreshës, për t’i dhënë lamtumirën e fundit monarkes.

Mbreti Karli III, motra e tij Princesha Anne dhe vëllezërit e tij, princat Andrew dhe Edward ndjekin pas arkivolin. Gjithashtu pas arkivolit të mbretëreshës janë princat William dhe Harry, dhe Peter Phillips, i cili është djali i Princeshës Anne dhe një prej nipërve të tjerë të Mbretëreshës.

Trashëgimtari i fronit William dhe bashkëshortja e tij Kate vendosën se dy fëmijët e tyre George dhe vajza Charlotte të marrin pjesë në funeralin e Mbretëreshës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.