Të dielën që lamë pas në kishën ” Zemra e Jezusit” në qytetin Ajka, në Hungari u mbajt mesha në kujtim të 6 vjetorit të shenjtërimit të Shën Terezës së Kalkutës. Gjatë cereminisë u inaugurua një pllake përkujtimore, prej graniti, ku janë gdhendur fjalët e “himnit jetës” së Nënë Terezës.
Konsulli i Nderit të Shqipërisë në Pecs Z. Avni Hafuzi, në bashkëpunim me famulltarin z Frigyes Bakos dhe me z.Ferenc Mayer, kalorës i Urdhërit të Shen Gjergjit, si dhe me mbështetjen e veçantë të znj.Gentiana Mburimi e ngarkuar me punë e Republikës së Shqipërisë në Hungari, realizuan këtë aktivitet, i cili pati pjesemarrjen e gjërë nga e gjithë Hungaria, miq e dashamirës hungarezë si dhe komunitetit shqiptar.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.