Beqir Sina publikon autobiografinë e tij, si qëllim për të frymëzuar brezin e ri

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ai lindi në internim, por asnjëherë nuk e humbi shpresën për ta rindërtuar jetën e tij, në liri, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë histori e rrëfen Beqir Sina, në librin e sapo publikuar “Rob, Një Biografi për dy kohë”. Vetë heroi i veprës po aq sa edhe i dy kohëve, atë të komunizmit në Shqipëri dhe kohës sëlirisë përtej oqeanit.

“Kjo biografi e sinqertë deri ne indet më të holla njerëzore besoj se do të ndihmojë sadopak që të rigjejmë atë respektin në radhë të parë për veten tonë dhe të shumë njerëzve tanë që kemi humbur.

Sot kur hedh vështrimin pas dhe shoh atë kohë habitem se çfarë ligësie është e aftë të pjellë qenia njerëzore. Me këtë libër dua tu them më të rinjve që të mos humbin drejtimin dhe kurrë të mos harrojnë vlerën e lirisë. Pasi emigrova në Amerikë pata rastin të mësoja më shumë për lirinë. Atje takova kongresmenë e presidentë, por mbi të gjitha njoha shumë njerëz patriot e të mençur dhe kuptova se thelbi i Amerikës është liria” tha Sina gjët promovimit të librit në Tiranë.

Gati 3 dekada rob i komunizmit vetëm sepse babai i tij u arratis u muaj përpara se Beqir Sina të lindte dhe gati 3 dekada të tjera në kërkim të lirisë janë përshkruar në këtë biografi për dy kohë.

Dhe ndonëse u nis si një libër ku rrëfehet jeta e një njeriu që lindi në internim dhe doli prej andej në vitin 1991, kjo vepër është edhe një kapitull i bukur për të rigjetur veten, në kërkim të lirisë.

Beqir Sina njihet si gazetar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e jehona e emrit të tij ka mbërritur edhe në trojet tona. Por, nëse takon shqiptarët që e njohin atë, ai është heroi që jo vetëm ka rrëfyer për 3 dekada historitë e shqiptarëve, por i ka ndihmuar ato të tejkalojnë edhe vështirësitë me të cilat përballesh në një vend të huaj.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.