Greqi/ 45 vjeçarja sfidon tumorin, 3 muaj më pas shpallet fitues e maratonës  

E enjte, 3 Korrik, 2025

Një histori e jashtëzakonshme ajo e Sonia Cekinit, 45 vjeçare shqiptare nga Elbasani e natyralizuar në Argos Orestiko, Greqi e cila zuri vendin e parë në maratonë ndërsa luftonte për jetën dhe i nënshtrohej kimioterapisë. Mjekët i dhanë vetëm tre muaj jetë ndërsa ajo ja doli të triumfojë në garën e vrapimit.

45-vjeçarja e cila u diagnostikua me tumor iu nënshtrua operacionit dhe tre muaj më vonë vrapoi në maratonën e saj të parë ndërsa është ende në fazën e trajtimit!

Vrapuesja nga Argos Orestikos në vijën e  finishit pa miqtë dhe kolegët e saj sportistë duke e pritur fitimtare, çka ajo e ka komentuar si një moment shumë prekës.

Për median greke ajo ka folur më shumë rreth  aventurës së saj shëndetësore:

“E kisha vënë re që në vitin 2018 se kisha disa gunga të vogla në trup, por mjekët më qetësuan sepse menduan se ishte nga stërvitja. Gjatë rrugës, pashë që trupi më kishte rënë disi, dhe gungat filluan të rriteshin.

Gjatë periudhës së karantinës situata u përkeqësua. Në fillim të vitit 2021 bëra analizat dhe i çova te mjeku, i cili i habitur më tha: “A je akoma gjallë?” Unë i them, për çfarë po flisni, doktor? Më duhet të bëj edhe 15 kilometra me biçikletë për të shkuar në shtëpi”, dhe më përgjigjet: “Të intereson kjo apo jeta jote?” Rrugës së kthimit, me biçikletë, po qaja gjatë gjithë rrugës”.

“Shkova edhe te mjekë të tjerë për tu vizituar. Njëri prej tyre më tha se kam vetëm tre muaj jetë! Fatmirësisht gjeta dhe më shpëtoi një mjek shumë i mirë nga Kastoria. Fillova të bëj kimioterapi një herë në dy javë, por unë nuk pushoja së stërvituri edhe në Theageneio vrapova 5-6 kilometra në ditë në tarracat e spitalit, pacientët e tjerë më përgëzuan për guximin.

Unë hyra në operacion më 21 gusht. Operacioni zgjati pesë orë dhe kur u zgjova po qaja nga gëzimi që isha gjallë! Por për mua, mendja ime ishte përsëri te stërvitja. Ndonëse më merreshin mend nga kurat ngjisja dhe zbrisja shkallët e spitalit tetëkatësh, me shishe në duar, për tu ushtruar!

“Mami, vrapo, gjithçka do të jetë mirë …”

Për praninë e saj në garën e zhvilluar çdo vit në kujtim të Grigoris Lambrakis, Sonia Tsekini thotë:

“Isha regjistruar, por nuk e kisha vendosur nëse do të merrja pjesë. E vendosëm në minutën e fundit me burrin tim, George. Vajza ime më tha: “Mami, ik dhe gjithçka do të jetë mirë!” George më gjeti një biletë avioni dhe u nisa direkt nga Argos Orestiko.

Të nesërmen, ditën e garës, u zgjova në orën 4.30 të mëngjesit dhe mora dy trena për në Syntagma, ku niseshin autobusët për Maratonën. Kur më panë disa maratonistë, që dinin për gjendjen time shëndetësore, filluan të më përqafonin dhe unë qaja nga gëzimi që isha sërish me ta!”.

Kontributi i Stavros Karre…

Sonia Cekini, me gjithë fatkeqësinë e saj, është gjithashtu me fat që gjashtë vitet e fundit stërvitet, kryesisht përmes telefonit, me programin e trajnerit kryesor të maratonave greke Stavros Karre.

Ky është trajneri i Kostas Gelaouzou, Panagiotis Karaiskos, Christoforos Merousis, ajka e maratonistëve grekë, por edhe vrapuesve të tjerë kryesorë, si Andreas Dimitrakis, Anastasia Marinakou, George Minos, George Stamoulis dhe jo vetëm…

Pas operacionit maratonistja vrapoi 30 km në javë, duke u rritur gradualisht në 60 km muajin pasardhës dhe duke arritur në 120 km në javë në muajin e fundit para garës së Athinës. Duhet theksuar se, për shkak të trajtimeve që po bën, asaj i ndalohet marrja e kafeinës dhe vitaminave që do ta ndihmonin në stërvitje.

Fitorja në vitin 2017…

Për tu përmendur maratona e Selanikut, në vitin 2017, ku Sonia Csekini – Boudouri zuri vendin e parë me 2 orë 45’02”, që është performanca e saj individuale dhe e dyta më e mira në Greqi për atë vit, ndërsa një muaj më vonë ajo ishte gruaja e parë që doli në maratonën e Pragës me 2 orë 45′ 55”.

Sonia Cekini ka lindur më 7 korrik 1977  në Elbasan, në Shqipëri, por gjatë procesit të natyralizimit si greke gabimisht në dokumenta u shkruajt se ka lindur në vitin 1976 dhe kështu thuhet në raportin e saj të SEGAS.

Në vitin 2018 zuri vendin e 12-të në maratonën e Hamburgut me kohën 2 orë 48’26” dhe po atë vit u përzgjodh nga SEGAS për Kombëtaren për Kampionatin Evropian të Atletikës në Berlin, por nuk mundi të garonte sepse pësoi një frakturë në këmbë për shkak të këpucëve të gabuara që mbante në stërvitje në ditët e fundit para ngjarjes!

Në vitin 2016 përfundoi në vendin e 2-të në Kampionatin Panhelenik të Maratonës me kohën 2 orë 55’04”, pra një ecuri më e keqe se ajo e së dielës së kaluar!.DiasporaShqiptare.al

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.