Florian Marku triumfon në Shqipëri/Kam shënuar golin më të bukur në Air Albania

E martë, 17 Nëntor, 2026

Florian Marku vazhdon të bëjë krenarë të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës. Lushnjari është vazhdon dominimin në ringun profesionist, ku nuk njeh humbje. Boksieri shqiptar ka marrë fitoren e radhës duke mundur me vendim unanim meksikanin Miguel Parra Ramirez. Menjëherë pas triumfit në “Air Albania”, Marku dha një deklaratë para publikut shqiptar, teksa e cilësoi fitoren e sotme si golin më të bukur që është shënuar deri tani në “Air Albania”.

“Duhet t’ju falënderoj të gjithëve që më mbështetët këtu. Kundërshtari nuk ishte i lehtë, kushto që futet në ring jep shpirtin për të fituar dhe e patë edhe vetë rivalin meksikan që zhvilloi një ndeshje të madhe.

Kam kaluar një jetë jo të lehtë si gjithë shqiptarët, por ia arrita të realizoj një ëndërr që të zhvilloj një ndeshje në një stadium plot me shqiptarë. Nuk jam Supermeni, edhe unë jam njeri me shpirt dhe gjak.

Sa të boksoj do të jap shpirtin dhe nuk dorëzohem kurrë, derisa të bie në ring pa ndjenja. Nuk dorëzohem asnjëherë. Faleminderit për gjithçka. Kam shënuar golin më të bukur në “Air Albania”, e mbylli fjalimin e tij kampioni Marku.

Pas 10 raundeve shumë të luftuara, në spektaklin e kësaj nate boksi ndërkombëtar në “Air Albania”, boksieri shqiptar ka konfirmuar formën e tij duke siguruar fitoren e radhës ndaj meksikanit i cili në disa momente edhe e vuri në vështirësi Markun.

Por në fund, gjyqtarët i dhanë të drejtë grushteve të Markut, i cili kishte lëshuar shumë të tillë në shënjestër, duke i dhënë fitoren me vendim unanim.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do thttps://twitter.com/i/broadcasts/1yoKMWPEYBdJQ’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.