Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë njofton shtetasit të cilët kanë aplikuar për dokumente biometrikë (pasaportë dhe kartë identiteti) brenda vitit 2020 dhe nuk i kanë tërhequr ende ato, kanë afat kohor për t’i tërhequr deri më 𝟯𝟭 𝗴𝘂𝘀𝗵𝘁 𝟮𝟬𝟮𝟮. Pas kësaj date këto dokumente do të shpallen të pavlefshme.
Për tërheqjen e këtyre dokumenteve, shtetasit e interesuar mund të paraqiten personalisht pranë sporteleve të Zyrës Konsullore nga e hëna deri të enjten, ora 09:00-14:30, të premten 09:00-14:00 ose të dërgojnë kërkesën e tyre përmes adresës sonë elektronike [email protected], ku duhet të specifikojnë saktësisht të dhënat e aplikantit dhe adresën e vendbanimit, për tu ofruar opsionin e dërgesës së tyre nëpërmjet shërbimit postar.
Shkruani në subjekt të e-mailit tuaj “Kërkesë për tërheqjen e pasaportës dhe kartës ID” dhe në tekst të dhënat e mëposhtëme:
Emër Mbiemër
Adresa e vendbanimit (emri dhe numri i rrugës, kodi postar, qyteti, rrethi)
Foto e faturës së aplikimit
Numri i telefonit celular
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.