Ambasada shqiptare në Francë njofton të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë aplikuar deri më datë 1 korrik (përfshirë edhe këtë datë) për pasaportë ose/dhe për kartë identiteti pranë konsullatës në Paris, se dokumentat janë gati dhe mund të tërhiqen ditët e hëna, të marta dhe të mërkura (përveç ditëve zyrtare të pushimit në Shqipëri), nga ora 15:00 deri 16:00.
Për të marrë pasaportat nëpërmjet shërbimit postar, aplikuesi duhet të dërgojë me postë pranë shërbimit konsullor të ambasadës një zarf në të cilin të jenë futur:
– Një zarf i parapaguar i një prej shërbimeve postare të shpejta si CHRONOPOSTE, DHL, UPS etj,;
– Kopjen e kuponit ose të kuponave (kur janë pasaportat e disa pjesëtarëve të të njëjtës familje) të aplikimit per pasaportë;
– Adresa e saktë dhe numri i telefonit të personit ku do të dërgohet pasaporta;
Ambasada thekson se me postë mund të dërgohet vetëm pasaporta.
Për tërheqjen e kartave të identitetit aplikuesit duhet të paraqiten personalisht brenda 1 viti nga dita e aplikimit. Pas 1 viti kartat bëhen të pavlefshme.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.