85 vite pa kolosin Ndre Mjeda

E martë, 17 Nëntor, 2026
E martë, 17 Nëntor, 2026

85 vite pa kolosin Ndre Mjeda

85 vite më parë ndërroi jetë Ndre Mjeda, prift, patriot, filolog, poet dhe aktivist i madh i Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Lindi më 20 nëntor 1866 në Shkodër.

Autor i shquar dhe veprimtar patriot, shkroi shumë vepra poetike, shkrime për fëmijë dhe proza me karakter didaktik fetar. Mbi të gjitha shquhet për penën e lëvruar poetike e vargun e përkorë. Në fillim dha mësim në një shkollë të lartë fetare në Kroaci, prej ku u dëbua nga urdhri jezuit për mosbindje, duke u kthyer në vendlindje, Shkodër. Më 1901 bashkë me të vëllanë themeloi shoqërinë “Agimi”, e cila krijoi një alfabet dhe botoi një varg librash për shkollat mbi bazën e këtij alfabeti.

Ai shkroi për mirditorët një memorandum, drejtuar përfaqësueseve të Fuqive të Mëdha në Shkodër, përmes të cilit ata ankoheshin kundër pushtetit osman. Poeti ngriti zërin për mbylljen e shkollës së mesme shqipe në Korçë. Më 1908 në Kongresin e Manastirit u zgjodh anëtar i Komisionit për hartimin e alfabetit të njësuar të shqipes, ndërsa më 1916-1917 ishte anëtar i Komisisë Letrare.

Dha ndihmesë në lëvrimin e gjuhës letrare dhe është ndër të parët gjuhëtarë shqiptarë që u morën me studimin dhe transkriptimin e veprave të letërsisë sonë të vjetër. Në periudhën e hovit të lëvizjes demokratike (1920-1924) Ndre Mjeda mori pjesë në jetën politike të kohës dhe u zgjodh deputet. Pas dështimit të Revolucionit Demokratiko-Borgjez u tërhoq nga jeta politike dhe punoi si prift në famullinë e Kuklit. Vitet e fundit shërbeu si mësues i gjuhës shqipe në qytetin e Shkodrës ku edhe dhe vdiq më 1 gusht të vitit 1937.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.