Kroaci/ Puset e Arbanasit burim interesi për trashëgiminë kulturore shqiptare

E martë, 17 Nëntor, 2026

Pas rreth njëzet ditësh dhe katër workshope-ve të zhvilluara me sukses, përfundoi në Kroaci cikli i trajnimeve kreative për fëmijë “Rojtarët e Trashëgimisë”. Temë kryesore e këtij cikli ishin puset, të cilat janë shembull përfaqësues i trashëgimisë kulturore të Arbanasit. Workshop-et u mbajtën në bibliotekën në Arbanasi.

Drejtuesja e kësaj punëtorie kreative, Lucija Peroviq, pasi mbaroi gjithçka u shpreh: “Në përgjithësi jam më se e kënaqur. Këtë e bëmë në kuadër të programit ‘Vera në bibliotekë’ dhe kemi një punëtori të veçantë në Arbanasi. Ne kemi një koleksion vendas të Arbanasve dhe duke qenë se jemi bibliotekë, inkurajojmë leximin për të përvetësuar aftësi dhe njohuri. Në punëtori lexuam libra me figura në arbane dhe bëmë një mozaik pusesh në arbane. Fëmijët fituan aftësi dhe njohuri të reja përmes lojës dhe shoqërimit. Dje dëgjova dhe më gëzoi veçanërisht se pas punëtorive, disa fëmijë shëtisnin me prindërit e tyre nëpër qytet duke kërkuar puse. Mendoj se ky ishte qëllimi, ndërgjegjësimi i fëmijëve të vegjël për ekzistencën e trashëgimisë”.

Gjate seminareve u lexuan edhe libra me figura dygjuhëshe. Në to, gjuha kroate dhe ajo shqipe gjenden krah për krah.

“Zgjodhëm librat me figura sepse i kemi në koleksionin tonë vendas, kështu që në një farë mënyre kombinuam të këndshmen me të dobishmen. Duke qenë se librat me figura janë dygjuhëshe, ne i lexojmë në të dyja gjuhët. Nuk ishte shumë e vështirë për fëmijët që ta ndiqnin dhe nuk ishte e panjohur për ta, sepse dialekti arban është ende aktiv, por në popullatën e moshuar. Është e qartë se fëmijët nuk e flasin shumë atë dialekt, por disi u përpoq t’u kujtohej, që të mbetet diku në ndërgjegjen e tyre. I vetmi “problem” ishte me montimin e mozaikut, por vetëm në fillim. Duhet kohë dhe vëmendje, për të rregulluar kubin për kub, gjë që ishte paksa e mërzitshme për fëmijët, por kur ata panë konturet e figurës, atëherë gjithçka ishte shumë mirë”, përfundoi Peroviq.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.