40 pjesëmarrës janë përzgjedhur për të qenë pionierët e përvojës së parë OriginAL në Shqipëri dhe Kosovë, një program risi i organizuar nga Germin.
Të rinjtë e moshës 18 deri në 24 vjeç për 12 ditë rresht do të udhëtojnë në trojet shqiptare për të njohur dhe mësuar më shumë rreth vendit të origjinës. Do ta nisin këtë udhëtim unik në Prishtinë më 10 gusht dhe do ta përfundojnë në Tiranë më 22 gusht. Edhe pesë të rinj vendas nga Shqipëria dhe Kosova do t’i bashkohen bashkëmoshatarëve të tyre nga diaspora gjatë këtij udhëtimi të jashtëzakonshëm, për të krijuar një sinergji që krijon miqësi të përjetshme dhe bashkëpunime të mundshme.
Pjesëmarrësit e përzgjedhur vijnë nga 15 vende me vetëm një gjë të përbashkët – origjinën shqiptare. Ata përfaqësojnë gjeneratën e dytë dhe të tretë të emigrantëve, të cilët edhe pse të lindur dhe rritur në kultura të ndryshme dhe multietnike janë të etur për të zbuluar rrënjët e tyre.
Itinerari OriginAL është projektuar për të mbuluar disa nga vendet më të rëndësishme të Shqipërisë dhe Kosovës. Udhëtimi do të nisë në Prishtinë me 10 gusht dhe do të vazhdojë në Mitrovicë me 12 gusht. Prej aty, rrugës për në Prizren, do të ndalen pranë memorialit të familjes Jashari në Prekaz, ku do të zhvillojnë edhe një takim me familjarët.
Në Prizren të rinjt do të marrim pjesë në festivalin e filmittë shkurtër dhe dokumentar DokuFest si dhe do të shijojmë bukuritë natyrore të Malit të Sharrit.
Para se të mbërrinjë në destinacionin e radhës në Gjakovë, do të vizitojnë kooperativën e grave të Krushës, të udhëhequr nga Fahrije Hoti – personazhi kryesor nga i cili u frymëzua filmi fitues i Sundance – ‘Hive’.
Në Shqipëri udhëtimi nis nga një vend i rendsihëmn i historisë së kombit shqiptar, Lezha. Ku do të vizitohet memoriali ku prehet heroi kombëtar – Gjergj Kastrioti Skenderbeu, për t’i bërë homazhe jetës së tij dhe Lidhjes Bashkuese të Lezhës, mbajtur në vitin 1444. Për të mësuar më shumë për historinë e Skënderbeut do të ketë edhe një vizitë në Muzeun dhe Kalanë e Krujës.
Përmes Durrësit udhëtimi do të vazhdojë drejt Vlorës, ku të rinjtë do të kenë mundësi të shijojmë detin Jon dhe mrekullitë që ofron qyteti i pavarësisë.
Para se të mbërrijnë në etapën e fundt ët udhëtimit Tiranën, të rinjtë do të ndalen në qytetin e 1 mbi 1 dritareve, Berat, për të eksploruar historinë dhe bukurinë e tij.
Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë në 2022, do të jetë destinacioni përfundimtar, ku janë rezervuar shumë aktivitete të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit e OriginAL.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.



