Fluks nga Italia në Vlorë/ Vetëm sot nga Brindisi mbërritën mbi 2 mijë pasagjerë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në portin e Vlorës ka pasur një fluks turistësh dhe emigrantësh që vijnë në vendin tonë për të kaluar pushimet verore.

Rreth dy mijë pasagjerë dhe 300 automjete kanë zbarkuar nga dy tragetet e linjës Brindisi-Vlorë.

Drejtoria e Policisë Kufitare të Vlorës ka marrë masat duke shtuar sportelet për pritjen e pasagjerëve por dhe mos të pasur vonesa në kontrollin e dokumentacioneve.

Nga pesë sportele që janë zakonisht gjatë vitit, për sezonin veror sportelet dyfishohen gjithashtu dhe numri i punonjësve të policisë.

Ndërtimi i terminalit të ri në Portin e Vlorës ka shkurtuar ndjeshëm qëndrimin në radhë të emigrantëve.

Emigrantët shprehen të lumtur që pushimet do t’i kalojnë në vendlindje.

Këtë vit ka dhe shumë qytetarë Italianë që do pushojnë në Shqipëri dhe kryesisht në plazhet e qytetit të Vlorës. /TCH/

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.