Drejtësia austriake është duke u marrë me një 23-vjeçar nga Kosova, me banim në Austri, që i ka vënë zjarrin një klubi nate, në Niederösterreich, 55 kilometra në perëndim të Vjenës.
Paraprakisht, 23 vjeçari, boksier, emri i të cilit nuk bëhet publik, ishte dëbuar nga aty. Ngjarja ndodhi në prill të këtij viti.
Siç raporton gazeta austriake “Heute”, boksieri pasi ishte dëbuar nga rojet e klubit, është kthyer më vonë me një bidon të mbushur me benzinë dhe një shkrepës.
Dyshohet se i njeri ishte i dehur. Sidoqoftë, ai doli të hënën në bankën e të akuzuarve në në Wiener Neustadt, dhe mbi të rëndon akuza- tentativë për zjarrvënie.
Gazeta raporton se 23-vjeçari është nxjerrë me forcë nga një restorant në lagjen “Mödling” në fundjavën e parë të muajit prill.
Megjithatë, sportisti i dehur, ishte ndjerë i ofenduar, dhe me automjetin e tij, ka shkuar në një pikë karburanti ku ka mbushur një bidon benzinë.
Të njëjtën mbrëmje, ai është kthyer në klub duke marrë me vete edhe bidonin e mbushur me benzinë. Në atë moment, në lokal ndodheshin rreth 350 klientë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.