100-vjetori i marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Çeki, promovohen dy libra

E martë, 30 Prill, 2024

Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Ambasada e Republikës Çeke në Tiranë në kuadër të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Çekisë, organizuan promovimin e librave “Tokat çeke dhe shqiptare, pikëtakime historike, kulturore e diplomatike përmes shekujve” me autor dr. Dorian Koçin dhe “Njëqind vjet marrëdhënie shqiptaro-çekosllovake, simpati reciproke dhe kontakte në rritje” të autorit Adrian Brisku.
Të pranishëm ishin ambasadori i Republikës Çeke në Tiranë Karel Urban, zëvendëskryetar i Akademisë së Shkencave Vasil Tole, sekretari shkencor i Akademisë së Shkencave, Shabani Sinani, përfaqësues të ambasadës çeke në Tiranë, akademikë dhe studiues.
Tole, në emër të Kryetarit të Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi dhe të kryesisë së ASH i uroi mirëseardhjen ambasadorit çek në Shqipëri.
“Pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes vendeve tona në vitin 1992, kontaktet mes Shqipërisë dhe Republikës Çeke janë rritur dhe ridimensionuar, ndër to edhe shkëmbimet shkencore, arsimore, e kulturore. Akademia e Shkencave ka një marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë e Shkencave të Çekisë, me institutet pranë saj, si dhe me universitetin “Karlovi” ku funksionon dhe një katedër e gjuhës shqipe e themeluar në vitet 1950 nga prof. Dhimitër Pilika, për të cilën kemi dhuruar së fundmi mbi 500 tituj botimesh akademike”, theksoi Tole.
Tole kujtoi vizitën e kryetares së Akademisë së Shkencave të Çekisë, Eva Žazimalova në akademinë e shkencave para 3 viteve, si dhe mbështetjen e saj për vendin dhe rolin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në jetën e vendit.
Zv/kryetari i ASH-së Tole foli për bashkëpunime të tjera me universitetet, katedrën e albanologjisë, dhe kujtoi emrat e mjeshtërve shqiptarë të artit që kanë studiuar në Çeki si dirigjenti i parë shqiptar Mustafa Krantja, regjisorët e shquar Pirro Milkani, Gëzim Erëbara, Hysen Hakani, etj.
Tole tha se promovimi i botimeve si këta të sotmit i shërben ndriçimit përmes fakteve të bashkëpunimeve të hershme mes vendeve dhe popujve tanë.
Pas leximit të librit “Tokat çeke dhe shqiptare, pikëtakime historike, kulturore e diplomatike përmes shekujve” të Dorian Koçit, do të konstatojnë e mësojmë se fillimi i kontakteve të para shqiptaro-çeke e ka zanafillën që nga shekulli XV, shekulli i Motit të Madh të qëndresës arbërore.
Po ashtu në librin “Njëqind vjet marrëdhënie shqiptaro-çekosllovake, simpati reciproke dhe kontakte në rritje” të doc. Adrian Briskut, mësojmë të tjera detaje mbi këtë 100- vjetor të rëndësishëm të marrëdhënieve mes dy vendeve tona të filluar më 5 korrik 1922”, tha Tole.
Ambasadori i Republikës Çeke në Tiranë, Karel Urban përshëndeti Kryesinë e Akademisë së Shkencave për këtë veprimtari prestigjioze. Ai tha se jam i nderuar që gjendem në Akademinë e Shkencave dhe shprehu vlerësimin e tij për vendin tonë.
Ambasadori çek theksoi se “mes dy vendeve ka pasur marrëdhënie të mira bashkëpunimi mes shkëmbimeve kulturore, arsimore, ekonomike e të tjera, marrëdhënie të cilat janë duke u forcuar në shërbim të demokracisë dhe zhvillimit të të dyja vendeve. Mes dy vendeve do të forcohen, jo vetëm marrëdhëniet diplomatike, por edhe ato mes akademive”.
Në fund të fjalës së tij, ambasadori çek Urban përgëzoi autorët e dy librave dr. Dorian Koçi dhe doc. Adrian Briskun për kontributin e tyre në aspektin e marrëdhënieve historike mes dy popujve.
Prof. dr. Hamit Kaba foli për librin “Tokat çeke dhe shqiptare, pikëtakime historike, kulturore e diplomatike përmes shekujve” me autor dr. Dorian Koçin. Besoj që ky libër është i veçantë dhe ndoshta i pari i kësaj natyre, që merret me një tematikë të tillë të veçantë, komplekse dhe mjaft të shtrirë në kohë, që nga antikiteti e deri në ditët e sotme. Unë besoj se libri që po promovojmë, ia ka arritur qëllimit që të nënvizojë disa nga momentet më të rëndësishme të historisë së dy popujve, pikëtakimet dhe marrëdhëniet e tyre, diku të rralla e sporadike e diku më tej intensive, tha prof. dr. Kaba, por sidoqoftë si dy popuj evropianë kanë pasur të përbashkëta e të veçanta.
Nga viti 1002 deri në vitin 1806, Bohemia si zemra e shtetit dhe kombit çek ishte përfshirë në Perandorinë e Shenjtë Romake, ndërsa Arbëria, ka nënvizuar autori në vijën e konfliktit Lindje – Perëndim. Me gjithë largësinë, diferencat historike, kulturore dhe etnike, të dy popujt janë përfshirë në procese pak a shumë të ngjashme në rrugëtimin e tyre të gjatë historik. Arbrit dhe çekët do të vendosnin kontakte të tërthorta në koalicionet e mëdha antiosmane, me heronjtë e asaj kohe, Skënderbeun dhe Huniadin, në ushtrinë e të cilit ishin përfshirë edhe trupat boheme. Imazhin e botës shqiptare të kësaj periudhe e paraqiste më mirë se kushdo tjetër-Skënderbeu, i cili përfaqësonte jo vetëm një komandant ushtarak të famshëm, por edhe një përfaqësues të shquar të Rilindjes dhe të humanizmit evropian.
Ky libër është një kontribut i çmuar në bibliografinë e studimeve për Evropën Qendrore dhe një vlerë e shtuar në historiografinë shqiptare që mund të ballafaqohet denjësisht në shkrimin modern të historisë.
Prof. dr. Afrim Krasniqi foli rreth librit “Njëqind vjet marrëdhënie shqiptaro-çekosllovake, simpati reciproke dhe kontakte në rritje” me kontributin e disa autorëve dhe i edituar nga studiuesi Adrian Brisku, që është botuar në shqip dhe çekisht në Universitetin e Karlit, në Republikën e Çekisë. Prof. dr. Afrim Krasniqi e cilësoi librin e Briskut si një kontribut të munguar që ka sjellë kumtesat shkencore të studiuesve çekë e shqiptarë.
Sipas Krasniqit, Adrian Brisku, si editor i librit, ka arritur të nxjerrë tiparet e përbashkëta të dy vendeve. Ai përmendi edhe kontributin e studiuesve të tjerë si Ana Lalaj dhe Artan Puto, të cilët gjithashtu ishin të pranishëm në promovim.
Libri sjell punime me interes kërkimor për dëshmitë e albanologëve dhe autorëve të ndryshëm çekë, sidomos të periudhës së LIB, analiza profesionale mbi ngjarjet e vitit 1968 dhe raporti i Shqipërisë me to, si dhe raportet ekonomike ndër vite midis dy vendeve, si dhe mbi pikëtakimet e dy vendeve gjatë historisë 100 -vjeçare.
Prof. dr . Afrim Krasniqi evidentoi edhe aktin unik të Presidentit Vaslav Havel në krizën e ambasadave në Shqipëri më 1990, si dhe mbështetjen që i ka dhënë Kosovës. Havel deklaroi se Shqipëria ishte një shtet totalitar dhe se është i sigurt se liria dhe demokracia do të triumfojë edhe në Shqipëri, si dhe dërgoi një prej avionëve zyrtarë në Rinas për të tërhequr 51 qytetarët shqiptarë që hynë në ambasadë. Këta të fundit u pritën në Pragë nga ministri i jashtëm çek Jiri Dienstbier, i cili i deklaruar medias botërore se ata nuk janë huliganë, por të përndjekur dhe disidentë politikë dhe se vendi i tij do t’u ofronte çdo mbështetje të mundshme.
Botimi i këtij libri në shqip dhe çekisht mbetet burim referimi për studime më të avancuara për të ardhmen tha prof.dr. Krasniqi.
Dr. Dorian Koçi, autor i librit “Tokat çeke dhe shqiptare, pikëtakime historike, kulturore e diplomatike përmes shekujve” falënderoi të pranishmit në promovim dhe veçanërisht Ambasadën e Çekisë që bëri të mundur që në një kohë të vështirë, siç ishte ajo e Covid- 19, të krijonte kushtet për një projekt të tillë dhe prof.dr. Kabën që i bëri një analizë të thellë librit.
Adrian Brisku, autor i librit “Njëqind vjet marrëdhënie shqiptaro-çekosllovake, simpati reciproke dhe kontakte në rritje” falënderoi ambasadën dhe botuesit e librit dhe rrëfeu historinë e ngjizjes dhe botimit akademik të librit në Çeki, që argumenton marrëdhëniet historike dhe diplomatike mes dy popujve, të cilat mbeten ende një aspekt për t’u parë dhe shtjelluar.
Ambasadori i Republikës Çeke në Tiranë, Karel Urban u prit në një takim nga kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë,  Skënder Gjinushi. Urban shprehu interesin e tij për bashkëpunimin e mëtejshëm dhe shkëmbimin e përvojave mes akademive të të dyja vendeve dhe u diskutua për lidhjen e një marrëveshje bashkëpunimi. /ATA/
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.