“Amplitude” titullohet ekspozita e piktorit Armand Xhika, e çelur në qytetin e Pogradecit. Ky event u shtohet të tjera ngjarjeve kulturore që vijojnë aktualisht në këtë qytet dhe që publikut vendas por edhe turistëve, u gjallërojnë agjendën artistike.
Ekspozita është konceptuar si e ndarë në dy pavijone, dy zhanre të ndërthurura shpirtërisht e artistikisht; abstraksionizëm me akuarel dhe peizazhet me vaj në kanavacë.
Piktori Xhika i lindur e rritur ne Pogradec, prej vitesh jeton në Belfast, Irlandë ku zhvillon dhe artin e tij, por duket se nuk është ndarë kurrë shpirtërisht nga qyteti i lindjes dhe liqeni i tij.
Ekspozita “Amplitude” me kuratore Meri Filen, mori mbështetjen e Bashkisë së Pogradecit dhe është hapur në mjediset e Qendrës Kulturore Multifunksionale, Galeria “Lasgush Poradeci”./ATA/
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.