Këtë të diel italianët do ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët dhe anëtarët e këshillave bashkiakë.
Në komunën Tollo, në Abruzzo pjesë e ekipit të kryebashkiakut aktual Angelo Radica, i cili garon për një tjetër mandat është edhe Adriatik Ziu.
I vendosur në Itali prej 22 vitesh Adriatik Ziu sot ka një tjetër profesion larg studimeve të kryera në Akademinë Ushtarake “Skëndërbej” në Tiranë, si përgjegjës prodhimi në një kantinë vere. Në Tollo ai është një histori suksesi shqiptare në sipërmarrje, pasi kantina e tij ka një prodhim prej më shumë se 160 kuintal verë e cila furnizon zonën e Abruzzos.
Aktualisht i angazhuar në komunitete dhe politikë si këshilltar i kryebashkiakut aktual Ziu në zgjedhjet e 12 qershorit kërkon jo vetëm mbështetjen e komunitetit shqiptar por të gjithë qytetarëve.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.